LAJMI I FUNDIT:

Zhernovski: Lajm i mirë nga Spanja

Zhernovski: Lajm i mirë nga Spanja

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski në rrjetin social ‘Facebook’ shkroi se ka lajme të mira nga Spanja.

Ai theksoi se është mbajtur seanca konstitutive në Kuvendin e Spanjës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Me 166 vota, Merichel Bateg u zgjodh për kryetar të Kongresit, dhe menjëherë nisi formimi i komisioneve kuvendare. Për ne, në kuadër të ratifikimit të fundit të Protokollit për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, është lajm i mirë”, shkroi Zhernovski.


Kryeministri spanjoll paralajmëron ratifikim të shpejtë të protokollit, në Maqedoni ka kundërthënie
Lexo po ashtu Kryeministri spanjoll paralajmëron ratifikim të shpejtë të protokollit, në Maqedoni ka kundërthënie

Ai shto se pas Samitit të djeshëm të NATO-s në Londër, tashmë është e qartë se Maqedonia është anëtar i barabartë i bashkësisë globale./Telegrafi/