“Nuk duhet të ketë krizë në Bosnjë-Hercegovinë”, thotë në intervistën ekskluzive për Deutsche Welklen, anëtarit kroat në Presidencën e këtij vendi, Zhelko Komshiq. Komshiq flet edhe për njohjen e Kosovës.
Deutsche Welle: Zoti Komshiq, a jemi në prag të një krize të thellë në Bosnjë-Hercegovinë, siç thonë shumë analistë?
Komshiq: Mendoj se jo, të paktën unë nuk shoh asnjë shkak pse të ketë krizë, nëse dikush nuk do qëllimisht të shkaktojë këtë krizë. Por këtë pyetje duhet t’ua drejtoni atyre që e duan këtë krizë. Rezultatet e zgjedhjeve janë këto që janë. Zgjedhjet janë zbatuar sipas rregullave nga vitit 1996. Çështje tjetër është nëse dikush është i kënaqur apo jo me rezultatet e zgjedhjeve. Kjo është pra çështje politike nëse dikush i pranon rezultatet e zgjedhjeve apo jo.
Ju angazhoheni për një opsion qytetar në Bosnjë-Hercegovinë. Por në Presidencë përfaqësohen tri entitete, tri kombe. Si e shikoni ju këtë pozitë në Presidencë?
Pozita ime është e vështirë. Nuk ka qenë e lehtë as në dy mandatet e kaluara. Nëse kandidon me një opsion qytetar, duhet të ketë një masë të mjaftueshme zgjedhësish që e votojnë këtë opsion, por kjo masë nuk e liron askend nga përgjegjësia që të bëj hapin e parë në këtë drejtim. Dua të jetoj si ju në Gjermani, ku të gjithë njerëzit janë të barabartë, pavarësisht prejardhjes dhe origjinës së tyre. Fakti që Bosnjë-Hercegovina është ashtu siç është, nuk do të thotë se duhet të mbetet e këtillë.
Në Presidencë nuk do ta keni fare lehtë, sepse aty do të jetë edhe anëtari i zgjedhur nga serbët, Milorad Dodik, i cili punon në shkatërrimin e vendit. Si e paramendoni bashkëpunimin në Presidencë?
Në Kushtetutën tonë nuk flitet për përfaqësuesit e kombeve në Presidencë, por vetëm për pjesëtarët e tri kombeve. Legjimiteti i përfaqësuesve buron pra jo nga populli si kolektiv, por nga qytetarët, zgjedhësit në B-H. Sa i përket Presidencës së B-H, unë edhe më parë në dy mandate kam qenë në Presidencë, ku ishte edhe Nebojsha Radmanoviq, nga partia e Dodikut. Kemi pasur bashkëpunim solid. E si do të pozicionohet Milorad Dodiku nuk e di. Por do të ishte më mirë sikur të sillej racionalisht, sepse çdo bllokadë e Presidencës mund të kthehet si bumerang. Nuk e di si do të punojë Dodiku, por që tani e di se nëse fillon me bllokada, ky do të jetë problem i madh edhe për te dhe Republikën Serpska.
Dodiku ka thënë se nuk do të lejojë futjen e Bosnjë-Hercegovinës në NATO. Si do të arrini kompromis me te për këtë çështje?
Dodiku nuk ka ndonjë superfuqi. Vendimi për NATO-n është miratuar dhe kurrë nuk ka ndryshuar. E gjitha që mund të bëjë Dodiku është të kërkojë ndryshimin e këtij vendimi, por për këtë nuk do të ketë miratimin e dy anëtarëve tjerë të Presidencës. Vendimi pro anëtarësimit në NATO pra ekziston.
Në dy mandatet e kaluara keni qenë shumë të ashpër në qëndrimet ndaj Serbisë. Cili do të jetë raporti juaj në këtë mandat ndaj Serbisë?
I njëjti si ndaj Kroacisë. Pra ato do të respektohen deri sa këto vende i respektojnë standardet e raporteve të mira fqinjësore mes vendeve – që vlenë për të gjithë, Bosnjë-Hercegovinën, Sebinë dhe Kroacinë. Ky është një pozicion normal i të gjithë atyre që quhen shef i një shteti.
A jeni të gatshëm për raporte të mira edhe me Vuçiqin?
Unë jam i gatshëm për bashkëpunim të mirë me të gjithë, pra edhe presidenten e Kroacisë dhe presidenin e Serbisë, e natyrisht edhe Malit të Zi. Por kërkoj që të dihet qartë se ku janë kufijtë e Bosnjë-Hercegovinës dhe duhet të sillemi mbi këtë bazë.
Kur jemi tek kufijtë – muajt e fundit ka pasur iniciativa në rajon për ndryshimin dhe korrigjimin e tyre. Cili është qëndrimi juaj?
Mendoj se kufiri i Biosnjë-Hërcegovinës nuk duhet të ndryshojë, nuk duhet të preket dhe nuk duhet të ketë shkëmbime territoresh, sepse kështu krijohen precedente të rrezikshme. Kufijtë e B-H janë përcaktuar dhe këtë e ka konfirmuar edhe i ashtuquajturi Komisioni i Badinterit. Shkëmbimi i territoreve nuk vjen në konsiderim, sepse do të ishte një precedent i rrezikshëm.
A vlenë ky qëndrim edhe për Serbinë dhe Kosovën?
Unë nuk mund të flas në emër të Serbisë dhe Kosovës.
Po ju pyes, sepse shumëkush bën paralele mes ndryshimit eventual të kufijëve atje me B-H?
Shumëkush mund t’i ndërlidhë këto gjëra me B-H, por kjo nuk do të lejohet në këtë vend. Kjo nuk ka lidhje me B-H. Se çfarë do të bëjnë Serbia dhe Kosova, kjo është çështje e tyre dhe do të ishte shumë e pahijshme të përzihemi në këto punë. Unë kam mendimin tim për këtë çështje, por ky është mendim privat.
Cili është ky mendim?
Po ju them: Ky është mendim privat. Unë vërtet mendoj që raportet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të zgjidhen si raporte mes dy shteteve fqinje dhe miqsore. E si do të zgjidhen ato, kjo është çështje e tyre. Unë nuk kam kurfarë dileme se Kosova është shtet i pavarur. Por duhet ta dini – ky është mendimi im privat.
Cila do të jetë pozita juaj në këtë mandat për njohjen e pavarësisë së Kosovës?
Pozita ime është absolutisht e qartë. Ju thash që Kosova është shtet i pavarur dhe do të ishte e mençur sikur ta njihte edhe Bosnjë-Hercegovina, por me Miloradom Dodikun në Presidencë, dyshoj se do të merret një vendim i tillë. Pra unë nuk e fsheh qëndrimin tim: Kosova është shtet i pavarur.
Zhelko Komshiq, nga Fronti Demokratik, është zgjedhur anëtar i Presidencës, si pjesëtar i popullit kroat. Koshiq ka qenë dy herë më parë, para Dragan Çoviqit, anëtar i Presidencës së B-H.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A