LAJMI I FUNDIT:

Tri vajza të zhdukura raportohen në Polici, njëra nga Lupçi, tjetra nga Prizreni e Klina

Tri vajza të zhdukura raportohen në Polici, njëra nga Lupçi, tjetra nga Prizreni e Klina
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë raportuar tri vajza të zhdukura.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njëra është nga Lupçi i Podujevës, tjetra nga Prizreni, dhe vajza e tretë nga Klinavci i Klinës.

Për vajzën nga Lupçi i Podujevës thuhet se nuk dihet për vendndodhjen e vajzës që nga 3 tetori.


“Fsh. Lupç, Podujevë 03.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovar më datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq, për vajzën tjetër të raportuar të zhdukur nga Prizreni nuk dihet asgjë që nga 17.07.2023.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren  17.07.2023 – 05:30. Ankuesja femër kosovar me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj, viktima femër kosovare më datën 17.07.2023 ka dalë nga shtëpia, nuk është kthyer më dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport.

Policia thekson se edhe ky rast është duke u hetuar.

Ndërkaq, për vajzën nga Klina nuk dihet vendndodhja nga 9 tetori 2023.

“Fsh. Klinavc, Klinë  09.10.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare me datën 11.10.2023 ka raportua se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, bëhet e ditur në raport.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori