Një person ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:30 në rrugën “Astrit Bytyqi”, në Ferizaj.


Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“ Rr. Astrit Bytyqi, Ferizaj 23.09.2025- 13:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/