Zhduket 20 vjeçari nga Kamenica, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Gentian Dermaku, 20 vjeç, nga fshati Shipanicë e Kamenicës është zhdukur që nga dita e shtunë.
Familja e Gentianit nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij.
Rastin e kanë lajmëruar edhe në polici.
Të afërmit kanë publikuar një fotografi të Gentianit dhe kanë kërkuar nga qytetarët, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të lajmërohen në polici.
Duhet përmendur se rastet e personave të zhdukur janë rritur dukshëm kohëve të fundit në Kosovë.
Këtë javë u zhduk një person një vajzë nga Prizreni dhe një i moshuar nga Bellanica e Malishevës, por që ky i fundit u gjet dhe u kthye në shtëpi./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































