Zhduken dy persona në Fushë Kosovë e Ferizaj

Dy raste të zhdukjes janë raportuar brenda 24 orëve në Policinë e Kosovës.
Rasti i parë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku ankuesja femër kosovare ka informuar se mbesa e saj e mitur viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Rasti është duke u hetuar.
Kurse rasti tjetër ka ndodhur në Ferizaj. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/11/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































