LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Ekziston atmosferë e mirë për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë

Zhbogar: Ekziston atmosferë e mirë për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë

Ka mundësi reale dhe pritje nga Brukseli se Maqedonia do të përparojë deri në vitin e ardhshëm në rrugën e saj drejt BE-së. I keni reformat të cilat duhet të përfundojnë, gjë që varet plotësisht nga ju dhe keni problemin me emrin, i cili poashtu duhet të zgjidhet. Shohim dritare të mundësive për zgjidhje gjatë vitit të ardhshëm, kur në të dy vendet nuk ka zgjedhje, thotë në një intervistë për TV24, ambasadori evropian Samuel Zhbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithmonë është mirë të jeni optimist, në vend se të jeni të pa vullnet dhe të thoni se nuk mund të bëni asgjë. Nga ai këndvështrim mendoj se kryeministri Zaev ka të drejtë, ka mundësi reale dhe pritje nga Brukseli për përparim vitin e ardhshëm. Kur e shihni kontestin e emrit me Greqinë, duhet ta kuptoni se njëri nga parimet kryesore të BE-së janë marrëdhëniet e mira me fqinjët. Me siguri, në strategjinë e rradhës do të kërkojmë nga të gjitha shtetet e rajonit të përqëndrohen në marrëdhëniet e mira fqinjësore”, tha Zhbogar.

Ai shtoi se Qeveria e filloi mirë zgjidhjen e problemeve me fqinjët, ku nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, që ishte një vendim i mirë dhe tani duhet të përqëndrohen në zgjidhjen e çështjes së emrit./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori