Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7 ditë
Thonjtë e rritur në mish te fëmijët janë shumë të dhimbshëm dhe ja një trajtim që mund ta provoni në shtëpi, ndaj nëse nuk funksionon drejtohuni te një specialist.
Thoi i rritur në mish mund të shkaktojë dhimbje të mëdha, veçanërisht kur fëmijët janë duke u përballur me të.
Ka shkaqe të ndryshme për rritjen e thoit në mish te fëmijët dhe ai më i zakonshmi janë këpucët e ngushta.
Pediatrja Cindy Gellner zbuloi se si mund të dalloni se është një thua i futur në mish dhe jo një infeksion i këmbës. Ajo zbuloi gjithashtu se si mund të parandaloni një thua i këmbës të rritet në mish, por edhe çfarë duhet të bëni nëse shfaqet ky problem, transmeton Telegrafi.
Çfarë do të thotë një thua i rritur në mish?
Është një thua që është rritur në lëkurën e gishtit të këmbës dhe zakonisht është gishti i madh. Kjo shkakton ndjeshmëri, skuqje dhe ënjtje të lëkurës rreth cepit të thoit në një nga gishtat e mëdhenj.
Një thua të rritur në mish zakonisht e shkaktojnë këpucët e ngushta, gjë që është shumë e zakonshme te fëmijët që janë duke u rritur. Gjithashtu shpesh ndodh për shkak të prerjes jo të duhur të thonjve.
Si ta trajtoni në shtëpi?
Mund të duhen disa javë për t’u shëruar, por ja çfarë mund të bëni për të ndihmuar fëmijën tuaj.
Zhyteni këmbën e fëmijës suaj dy herë në ditë me ujë të ngrohtë dhe sapun antibakterial. Lëreni t’i mbajë këmbët ashtu për 20 minuta, ndërsa ju masazhoni pjesën e fryrë të kutikulës nga thoi jashtë. Nëse kutikulat e fëmijës suaj janë pak të kuqe dhe të irrituara, kremi antibiotik ndoshta nuk është i nevojshëm.
Por nëse kutikula është fryrë ose që nxjerr qelb, aplikoni kremin antibiotik pa recetë në zonën ku del qelbi. Përsëriteni këtë tri herë në ditë për 7 ditët e ardhshme.
Kur duhet ta vizitoni mjekun?
Nëse ky trajtim në shtëpi nuk ju ndihmon, duhet ta çoni fëmijën tuaj te pediatri. Ai mund t’ju drejtojë te një specialist i cili do të trajtojë problemin duke prerë cepin e thoit që po irriton kutikulën dhe duke lejuar që indet të shërohen.
Qëllimi kryesor është të ndihmoni thoin të rritet mbi kutikulë dhe të mos ngecë në të. Së fundi, lëreni fëmijën tuaj të ecë zbathur sa më shumë që të jetë e mundur për të parandaluar presionin. Nëse moti është më i ftohtë dhe ai duhet të mbajë këpucë të mbyllura, mbrojeni thoin duke ngjitur një copë të hollë garzë mbi zonën e irrituar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit