Kosova do të presë deri në konstituimin e Kuvendit të ri për marrjen e këstit të parë prej 61 milionë eurove nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Disbursimi i mjeteve të para-financimit për Kosovën është i ndërlidhur me miratimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtarë në Kuvend, të cilat nuk mund të ndodhin tani pasi ka përfunduar legjislatura dhe vendi mban zgjedhjet më 9 shkurt.
Në Qeverinë e Kosovës, thonë se porsa të miratohen marrëveshjet në Kuvend mjetet do të disbursohen dhe se vonesat nuk ndërlidhen me masat që BE-ja i ka vendosur Kosovës.
Plani i rritjes është kornizë e re e BE-së për përshpejtimin e reformave për integrim evropian të tërë rajonit, që kombinon reformat me kontribut të drejtpërdrejtë financiar nga fondet e BE-së në buxhetet e vendeve përfituese dhe projekte investuese. Me zbatimin e këtyre reformave Kosova do të përfitojë deri në 882.6 milionë euro fonde të BE-së. Nga kjo shumë totale, 253.3 milionë euro janë grante, ndërsa pjesa tjetër prej 629.3 milionë euro, janë hua afatgjatë.
Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit për integrime Evropiane, Besnik Bislimi, thotë për KosovaPress se Bashkimi Evropian nuk ka ekzekutuar pagesat për asnjë shtet në rajon, pasi asnjë prej tyre nuk ka arritur t’i miratojë marrëveshjet me BE-në në kuvendet e tyre.
“Të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Kosova, duhet të nënshkruajnë dhe aprovojnë në Parlament dy marrëveshje që ky instrument të hyjë në fuqi dhe më pas të bëhet transferi i këstit të parë. Këto janë: marrëveshja për instrumentin dhe marrëveshja për hua.
E para është nënshkruar nga Kryeministri dhe Komisioni Evropian dhe është dërguar në Kuvend si projektligj qysh në dhjetor, derisa marrëveshja e dytë është dërguar rishtazi nga KE, pra në janar të këtij viti. Asnjë shtet në rajon nuk ka arritur ende t’i aprovojë këto dy marrëveshje, e si rrjedhojë pagesat nuk janë realizuar për asnjë shtet në rajon ende.
Në rastin e Kosovës, këto dy marrëveshje do të aprovohen pas konstituimit të Kuvendit të ri e në vijim pastaj mjetet mund të disbursohen”, thotë ai.
Në anën tjetër, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Annita Hipper, thotë për KosovaPress se Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian do të sjellë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor më afër Bashkimit Evropian.
Sipas saj, Komisioni Evropian ka vlerësuar agjendën e reformave të Kosovës dhe ka arritur në përfundim se ajo është në përputhje me objektivat dhe kërkesat e këtij institucioni.
Ajo shton se tani janë duke finalizuar hapat e fundit procedural dhe se mjetet e para-financimit do të ekzekutohen në vitin 2025, pas ratifikimit të marrëveshjeve.
“Kosova i dorëzoi Komisionit në korrik agjendën e saj të reformave, duke mbuluar reformat në fushën themelore dhe reformat socio-ekonomike.Komisioni ka vlerësuar Axhendën e Reformës dhe ka arritur në përfundimin se ajo është në përputhje me objektivat dhe kërkesat e Lehtësimit (Reforma dhe Rritja).
Agjenda e Reformës u miratua më 23 tetor 2024 përmes një Vendimi Zbatues të Komisionit, pas një opinioni pozitiv nga Shtetet Anëtare. Kosova ka bërë kërkesë për lirimin e para-financimit deri në 7% të shumës totale të paraparë me këtë lehtësim. Komisioni dhe Kosova tani janë duke finalizuar hapat procedural, të cilët duhet të lejojnë që lirimi i para-financimit të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur në vitin 2025, në pritje të procesit të ratifikimit të Kosovës”, thekson ajo.
Mirëpo, profesori i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, thekson se mjetet e para-financimit janë zotuar se të disbursohen në dhjetor të vitit të kaluar, megjithatë, ai shton se për arsye teknike të njëjtat kanë mundur të zvarriten nga ana e Bashkimit Evropian.
Përkundër kësaj, ai thekson se pret që cilado qeveri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, të sigurojë dy të tretat e votave në Kuvend për t’i miratuar këto marrëveshje.
“Plani për shpërndarjen e mjeteve është vonuar për shumë arsye teknike të Komisionit Evropian dhe me siguri tani do të vonohen për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Sidoqoftë pas zgjedhjeve cila do qeveri që të jetë do të merr mjetet financiare dhe t’i fut ato në reformat e duhura”, deklaron Arifi.
Qeveria e Kosovës në tetor të vitit 2024 ka miratuarAgjendën e Reformave në kudër të Instrumentit të Bashkimit Evropian për Reforma dhe Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, të cilën e ka aprovuar edhe Komisioni Evropian./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?