Barcelona po përgatitet për zgjedhjet e reja presidenciale pas dorëheqjes së ish-presidentit të klubit Josep Maria Bartomeu, me ESPN që raporton për emrat e kandidatëve.
Carlos Tusquets është presidenti aktual i përkohshëm i Blaugranasëve dhe ai ka të ngjarë të jetë në krye të klubit deri në muajin janar të vitit 2021 për shkak të komplikimeve të mbajtjes së zgjedhjeve nga situata që po kalon klubi.
Tusquets tani duhet të analizojë situatën financiare në klub dhe të vendosë se si të veprohet me shkurtimet e propozuara të pagave, por nuk do të kandidojë vetë për zgjedhjet.

Janë gjashtë kandidatë të konfirmuar për zgjedhjet, nga të cilët Victor Font thuhet se është favoriti për këtë pozitë.
Font më parë i ka thënë El Larguero të Cadena Ser në fillim të këtij viti se trajneri aktual Ronald Koeman nuk do të mbahej nën administrimin e tij, pavarësisht nga rezultatet e këtij sezoni: “Edhe nëse Koeman do të ketë një sezon të shkëlqyeshëm, unë nuk do të ndryshoja planet e mia. Nëse unë bëhem president, Koeman nuk do të jetë trajner në sezonin 2021/2022”.

“Xavi e kupton që të gjitha pjesët e klubit duhet të përshtaten së bashku. Një Bord i Drejtorëve që lejon këdo që drejton projektin sportiv të punojë, gjë që në rastin tonë do të ishte ai”.
Pesë të tjerët që kanë njoftuar zyrtarisht synimet e tyre për të dalë në post janë Jordi Farré, Toni Freixa, Lluís Fernández Alá, Agustí Benedito dhe Pere Riera.

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar më parë se ai gjithashtu do të kandidojë, por nuk është përfshirë ende në listën përfundimtare pasi ai ende nuk do të finalizojë synimet e tij.
Laporta – presidenti i klubit në mes viteve 2003 dhe 2010 – humbi garën ndaj Bartomeus në zgjedhjet e 2015, në prag të tripletës së Barçës.

Ai shpesh ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj bordit aktual të klubit dhe së fundmi ka mbështetur votën e mosbesimit kundër bordit të klubit.
Laporta shërbeu si deputet në Parlamentin e Katalunisë në mes të viteve 2010 dhe 2012 dhe është gjithashtu një avokat i kualifikuar.

Ish-nënkryetari Emili Rousaud dhe ish-anëtar Xavi Vilajoana po mendojnë gjithashtu të vendosin emrat e tyre në listën e kandidatëve.
Ndërkohë, ish-presidenti i Federatës Katalunase të Futbollit, Jordi Roche – i lidhur ngushtë me ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell dhe biznesmeni Juan Rosell mund të përfshihen gjithashtu.

Secili kandidat do të ketë nevojë për miratimin e nënshkrimit të së paku 2,257 anëtarëve. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Si funksionojnë në të vërtetë bonuset sekrete të Ligës së Kampionëve

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës