Në shkollën “1 Maji” në Tiranë ku ndodhet dhe Komisioni Zgjedhor për Administrim Zonal (KZAZ) numër 30, ka pasur një përleshje fizike mes vëzhguesve.

Nga burimet e Euronews Albania, mësohet se dy vëzhgues të cilët ndodheshin brenda ambienteve të KZAZ-së janë përleshur me njëri-tjetrin dhe më pas kanë tentuar të hyjnë dhe personat që ndodheshin jashtë këtyre ambienteve.


Në pamjet e siguruara nga ky televizion shihet momenti i përleshjes fizike mes vëzhguesve.