Në prag të shpërndarjes së Kuvendit, para zgjedhje të 12 prillit, përsëritet problemi me disbalancin e numrit të votuesve në njësitë zgjedhore. Nga KSHZ-ja konfirmojnë se problemi është evident në katër njësi zgjedhore.
“Njësia zgjedhore numër dy është ajo e cila e kalon pragun plus ose minus për qind me këto numra, +5,49 %, njësia zgjedhore numër tre -7,31 %, njësia zgjedhore numër katër -6,16 % dhe njësia zgjedhore numër gjashtë me +8,32 %”-tha Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.
Ky disbalanc, paraqet shkelje të Kodit Zgjedhor. Në nenin 4 të kodit thuhet se në njësitë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, numri i votuesve mund të lëvizë më së shumti nga minus 5% deri në plus 5% në përputhje me përqindjen e votuesve në njësinë zgjedhore.
Ministria e Drejtësisë ka formuar grup pune që do të merret me ndryshimet e Kodit zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së. Anëtarët e grupeve të punës thonë se për më shumë se një muaj nuk kanë realizuar takim. Por ministrja Deskoska ditë më parë tha se propozim ndryshimet së shpejti do të jenë në procedurë parlamentare.
Pas dështimit të ndryshimit të modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, partitë politike nuk janë dakorduar akoma për ndryshimet eventuale të Kodit që duhet të ndodhin para shpërndarjes së Kuvendit. KSHZ-ja nga ana tjetër është në përfundim të analizave për gjendjen e njësive zgjedhore deri në fund të vitit të kaluar.
“Për momentin është duke u përpunuar gjendja e listës zgjedhore deri në dhjetor të vitit 2019 ndërsa brenda kohës KSHZ është drejtuar tek MPB për gjendjen e listës zgjedhore për shkurt të vitit 2020, me gjendjen e personave të cilët në shkurt të vitit 2020 mbushin 18 vjet”-pohoi Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.
Problemi me disbalancin e numrit të votuesve shfaqet në prag të çdo cikli zgjedhor dhe partitë nuk kanë gjetur një zgjidhje afatgjate për këtë./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Privohet nga liria 51 vjeçari nga Tetova, policia i gjeti armë dhe municion
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
“Gati shqipe”, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj