Sindikata Bashkuar e Arsimit, Shkencës, Kulturës së Republikës së Kosovës (SBASHK) përmes një komunikate drejtuar mediave ka hedhur akuza në drejtim të ministres së MASHT-it, Arbërie Nagavci.
SBASHK në reagim thotë se ministrja Nagavci ka ende inati me këtë sindikatë, transmeton Telegrafi.
“Ideja e ministres Nagavci për të shpallur zgjedhje të parakohshme për Këshillin e prindërve tregon se asaj nuk i ik dot inati ndaj atyre që nuk ulin kokën e nuk veprojnë e nuk flasin ashtu si do ajo dhe partia në pushtet”. Thuhet në reagim.
Më tej, në reagim tuhet se “ministrja Nagavci do të ishte e lumtur po të prishej uniteti në SBASHK e të bëhej pikë e pesë kjo sindikatë që duke respektuar zërin e anëtarësisë, që nga çerdhet e deri në universitet, ka bërë gjithë ato angazhime”.
“Ministrja Nagavci priti shumë nga veprimet plot mllef të Hekuran Muratit, që shlyu tërë anëtarësinë sindikale dhe krijoi një kusht të ri me eKosova. Kot shpresuan Hekurani e Arbëria se punëtorët arsimor nuk do të regjistrohen rishtazi në këtë platformë dhe do të shuhet SBASHK, por për fatin e tyre të keq kjo nuk ndodhi. SBASHK kaloi edhe këtë sfidë dhe ishte e mbetet sindikata më e organizuar dhe më e fuqishme në Kosovë e më gjerë dhe duke qenë kështu ju shtua mbështetja nga Sindikata e Mësuesve të Amerikës, por edhe nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës dhe nga Internacionalja Botërore e Arsimit”, vijon reagimi.
Më tej thuhet se “Nagavci duke e parë se SBASHK-u nuk shuhet dot u inatos edhe më shumë dhe tani e 9 muaj nuk takohet me udhëheqësit e sindikatës sonë edhe pse i dërguam kërkesa për këtë”.
“Mirëpo ka kohë që u pa se Nagavci nuk e ka inatin vetëm me SBASHK-un. Asaj nuk i pëlqeu as qëndrimi korrekt i Kryesisë së Këshillit të prindërve të Kosovës. Nagavci ka dëshiruar që ky Këshill të vjell vrerë ndaj punëtorëve arsimorë gjatë gjithë grevës dje pas saj, por ky Këshill kishte paraqitje të kulturuar. Nuk e ka përkrahur grevën, por nuk fyente punëtorët arsimor, por kërkonte dialog për të gjetur zgjidhje. Këshilli i Prindërve kritikoi arsyeshëm edhe vendimin e ministres për të mbajtur mësim të shtunave me qëllim të zëvendësimit të orëve të humbura në grevë. Ministrja vendimin e solli e inatosur dhe pa u konsultuar as me Këshillin e prindërve e as me DKA-të e as me SBASHK-un”.
Sipas SBASHK-ut “Ministrja Nagavci dëshiron ta ketë një Këshill të prindërve që ia bën aminin fjalëve e vendimeve të saj”.
“Do që ta ketë një kryetar të këtij Këshilli siç ishte njëri dikur që shante e fyente punëtorët arsimor dhe sindikatën e tyre pa fije argumenti e pa pikën e turpit e vetëm për t’i hyrë në hatër pushtetit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare