Analisti politik, Belul Beqaj në një intervistë të dhënë për Telegrafin, ka folur rreth procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj.
Beqaj, deklaroi për Telegrafin se zgjedhjet në këto komuna, nuk do të sjellin asgjë të re.
“Çdo veprim ka qenë i menduar dhe i orkestruar, dhe nga këto zgjedhje do të shohim Deja Vu. Një politikë e cila ka qenë e pranishme deri tash dhe asgjë të re, do të jenë pak a shumë akterët e vjetër në Serbi dhe faktori ynë në Kosovë, që përgatit skenarin për të vazhduar dialogun ashtu siç po mendojnë këta dhe jo siç po mendon pjesa kryesore vendimmarrëse në BE, duke u udhëhequr nga Merkeli”, theksoi Beqaj për Telegrafin.
Beqaj ndër të tjera tha që, zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri janë dështim, për shkak se po përsëritet skenari i Vuçiqit, i cili kërkon që të i marrë sërish këto poste dhe të mos i lejojë shqiptarët t’i përmbushin ato.
“Zgjedhjet nuk mund të dështojnë në asnjë variant në veri, por ato janë dështim për shkak se po përsëritet skenari, i cili ka qenë arsyeja pse po mbahen këto zgjedhje. Asnjë argument përmbajtjesor pse ata kanë dhënë dorëheqje në komunat e veriut nuk ka ndryshuar, dhe as pse tash po dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje, nuk ka diçka më ndryshe. Skenari i Vuçiqit nuk ka ndryshuar ai kërkon t’i marrë sërish këto poste të njëjta, dhe të mos i lejojë shqiptarët që t’i marrin këto poste”, tha Beqaj.
Theksojmë se kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, më 27 nëntor të vitit 2018, kanë dhënë dorëheqje, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.
Në deklaratën e përbashkët, ish-kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, i Zveçanit, Vuçina Jankoviq, i Leposaviqit, Zoran Todiq, dhe i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, kanë thënë se me këtë taksë, “serbëve të Kosovës u është kërcënuar e drejta për jetesë, shërim dhe mbijetesë”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës