LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e reja, KQZ me anëtarë të vjetër (VIDEO)

Zgjedhjet e reja, KQZ me anëtarë të vjetër (VIDEO)

Ky është një rast unik i cili deri më tani nuk ka ndodhë në Kosovë. Që është pa përfunduar një palë zgjedhje, të jenë zgjedhje tjera. Anëtarët e KQZ-së bashkë me mua jemi zënë mund të themi në zgjedhje tjera dhe nuk ka arritur që të bëhet zëvendësimi, duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare”.

Kështu deklaroi ditë më parë kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka kur u pyet se përse dy palë zgjedhje do mbahen me të njëjtit anëtarë të këtij Komisioni.

Por, ai që dikur ishte kryetar i KQZ-së , Mazllum Baraliu thotë se ka anëtarë të subjekteve politike që janë që nga vitit 2007/2008, shkruan gazetatribuna.com


Madje, ai propozon që anëtarët të mos jenë më politik. Thotë se duhet ndryshuar krejtësisht mënyra e përzgjedhjes së tyre.

Emërimin e anëtarëve të KQZ e rregullon edhe akti më i lartë i juridik në vend, Kushtetuta e Kosovës, por rregullohet edhe sipas ligjit.

Nga zgjedhje e fundit në Kosovë, tri grupe janë që kanë shumicën, për shkak të koalicioneve parazgjedhore, por ndryshime duhet të kishte edhe nëse shihet sipas grupit parlamentar pas-zgjedhor.

Ndërsa, KQZ shpejt duhet të ketë edhe kryetar të ri.

Kjo pasi që kryetares aktuale, Valdete Daka i kishte përfunduar mandati në 16 qershorin e këtij viti, por Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ia vazhdoi mandatin edhe për 90 ditë të tjera.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori