Realizimi i regjistrimit të popullatës, pa shtyrje, pa taktizim dhe pa politizim duhet të jetë prioritet kulmor, për shkak se ky operacion statistikor është bazë për të gjitha llogaritjet, dhe është i rëndësishëm jo vetëm për procesin zgjedhor, por edhe për zhvillimet ekonomike.
Këtë e thonë një pjesë e ekspertëve nga fusha e statistikës për analizën ekonomike javore të Portalb, në momentet kur institucione të shumta i gërshetojnë të dhënat për qytetarët në prag të zgjedhjeve të paralajmëruara parlamentare, si pjesë e operacionit për pastrimin e Listës zgjedhore.
Pa numërimin e popullatës nuk ka të dhëna kredibile…
Gërshetimi i të dhënave të qytetarëve nëpërmjet njëmbëdhjetë institucioneve të ndryshme shtetërore do të ndihmojë për pastrimin e Listës zgjedhore në prag të zgjedhjeve të ardhshme, mirëpo kjo nuk mund ta zëvendsojë regjistrimin e popullatës, operacion ky të cilin Maqedonia nuk e ka realizuar që në vitin 2002, thotë njëri nga drejtorët e mëparshëm të Entit statistikor, Donço Gerasimovski. Ai pret që nëpërmjet gërshetimit të të dhënave, të dalin në sipërfaqe edhe “votuesit fiktivë”.
“Tani bëhet gërshetimi i të dhënave nga 11 institucione të ndryshme. Në mesin e tyre, gjithsesi më të rëndësishme janë FSPIM-ja dhe FSSHM-ja, si dhe Drejtoria për të hyra publike. Nga ana tjetër, shumë me rëndësi është se si janë bazat e të dhënave që i kanë këto institucione. Është e pritshme që gjatë gërshetimit të paraqiten të dhëna të ndryshme, të cilat pastaj do të verifikohen në terren. Problematike, gjegjësisht e dyshimtë, sipas meje, do të jetë rasti kur, për shembull, në adresën e njëjtë do të paraqiten 20 deri në 30 njerëz. Domethënë flasim për votues nga Pusteci, e poashtu pres të paraqiten edhe votues nga Kosova. Këtu janë edhe të vdekurit, si dhe ata që janë shpërngulur nga Maqedonia”, thotë Gerasimovski.
Sipas tij, nuk ka dyshim se Maqedonia duhet sa më shpejtë ta bëjë numërimin e popullatës, për shkak se vetëm në atë mënyrë do të krijohet bazë për të gjitha matjet e ardhshme ekonomike dhe politike. Ky operacion konsiderohet i rëndësishëm jo vetëm për ta numëruar numrin e popullatës në shtëpi, por të fitohet një pasqyrë e plotë për njerëzit që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit. Sipas ekspertëve nga fusha e statistikës, ne si vend disponojmë me të dhëna kualitative për atë se sa njerëz largohen nga vendi dhe sa gjatë qëndrojnë atje, për shkak se kthimet e kohëpaskohshme nuk mund të konsiderohen si shpërngulje.
“Regjistrim elektronik”, “Regjistra” ose “Numërim në terren”?
Pas debaklit të regjistrimit të popullatës në vitin 2011, qeveria paralajmëroi se do ta zbatojë këtë operacion në mënyrë elektronike. Kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski, deklaroi se do të realizohet “regjistim elektronik i popullatës”.
“Kemi qëllim të zbatojmë regjistrim të popullatës në Maqedoni. I bëjmë të gjitha përpjekjet që të realizojmë regjistrim të popullatës sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, regjistrim që nuk do të shkaktojë dyshim te askush, te asnjë bashkësi etnike, te asnjë qytetar, inidivid, parti politike ose cilido qoftë subjekt tjetër. Përgatitjet për zbatimin e regjistrimit të popullatës zhvillohen në dy drejtime, lidhje elektronike të evidencave amë që regjistrimi të jetë kryesisht elektronik dhe me aktivitete elektronike, të cilat duhet të mbulojnë vetëm 30 për qind të regjistrimit”, deklaroi Gruevski vitin e kaluar.
Kjo deklaratë e ish-kryeministrit mbeti vetëm si “paralajmërim”. Sektori joqeveritar para do kohësh publikoi një hulumtim kushtuar regjitrimit të popullatës dhe nevojës për të, ku janë analizuar modelet e “regjistrimit të popullatës” dhe regjistrimit të bazuar në “regjistra”. Mirëpo, ky hulumtim, duke iu referuar deklaratave dhe vlerësimeve të ekspertëve dhe politikanëve, thekson se model më i mirë i regjistrimit të popullatës është ai që bëhet në terren.
“Ekspertët dhe politikanët konsiderojnë se modeli më i mirë për pastrimin e listës zgjedhore është regjistrimi i detyrueshëm aktiv i çdo qytetari, si dhe azhurnimi i plotë në terren i listës zgjedhore. Si një element shumë të rëndësishëm, i cili e plotëson azhurnimin e listës zgjedhore, të anketuarit e theksuan verifikimin e identitetit të votuesve në ditën e zgjedhjeve, për shkak se shfrytëzimi i identitetit të huaj gjatë votimit ishte dukuri e shpeshtë në ciklet e kaluara zgjedhore”, thuhet në hulumtimin e fundit “Çfarë regjistrimi dhe liste zgjedhore i duhen Maqedonisë?”, të realizuar nga OJQ-ja Infocentar, Qendra maqedonase për arsim evropian, Tetë Shtatori dhe Qendra për zhvillimin e medieve, në kuadër të projektit “Demografia – kualitet i jetesës”, i mbështetur nga Projekti i USAID-it për shoqëri qytetare, të cilin e zbaton Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni.
Mënyra tradicionale e regjistrimit të popullatës, është më e shtrenjta, mirëpo, në rrethanat tona, më e zbatueshmja, konsideron Gerasimovski.
“Regjistrimi elektronik i popullatës nuk është i mundur, për shkak se për këtë, para së gjithash, nevojiten korniza ligjore, metodologji dhe standarde të përcaktuara në mënyrë të saktë. Mund të flitet për kombinim të “regjistrave” dhe regjistrimit “në terren”, mirëpo edhe për këtë duhet të plotësohen kushte, gjegjësisht së pari duhet të zbatohet regjistrim në terren, nëpërmjet të të cilit në kornizë ligjore do të bëhen edhe regjistrat, të cilat pastaj do të jenë bazë për regjistrimin e ardhshëm. Konsideroj se Maqedonia patjetër duhet ta zbatojë këtë operacion, për shkak se Kombet e Bashkuara tashmë i vendosin standardet e reja për regjistrimin e popullatës për periudhën 2016-2020. Ne regjistrimin do të duhet ta bëjmë në bazë të standardeve ekzistuese, mirëpo pa marrë parasysh këtë, ky operacion duhet patjetër të realizohet”, thotë Gerasimovski.
Tentimi i fundit për regjistrim, që është bërë në vitin 2011, buxhetit i kushtoi 14 milionë euro. Оperacioni për numërimin e popullatës filloi, mirëpo nuk përfundoi, i shoqëruar me vërejtje, mospajtime, madje edhe me përleshje fizike.
“Pas dështimit të regjistrimit të popullatës në vitin 2011 dhe pas reagimeve të para dhe kritikave në publik për mungesën e vullnetit politik te pushteti për realizimin e tij kredibil, si dhe për dëmet e mëdha financiare që u shkaktuan për shkak të operacionit të papërfunduar statistikor, pasoi një periudhë e gjatë në të cilën kjo temë vendosej “nën tepih” dhe larg syve të publikut. Pushteti nuk mori asnjë përgjegjësi për dështimin e regjistrimit, askush nuk u dënua për sjellje të paligjshme dhe prishje të rregullsisë dhe ligjshmërisë së regjistrimit të popullatës, e poashtu nuk kishte as paralajmërime, e as ndonjë lloj diskutimi për atë se kur do të realizohet regjistrimi i ri i popullatës. Sjellja e këtillë e pushtetit rezultoi me atë që Maqedonia mbeti vendi i vetëm në Evropë, dhe njëri nga të rrallët në botë, që nuk ka realizuar regjistrim të rregullt të popullatës tashmë 13 vite”, thuhet në raportin e sektorit joqeveritar.
Para do kohësh, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se në vend edhe në vitet e ardhshme nuk do të zbatohet regjistrimi i popullatës, dhe kjo do të jetë kështu deri sa të mos bëhen reforma në Entin për statistika.
Maqedonia, së bashku me Somalinë bën pjesë në grupin e vendeve të botës, të cilat më shumë se një dekadë nuk kanë zbatuar regjistrim të popullatës./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sela: Sot shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedonase
Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci
Taravari, Ahmetit: 22 vjet ishe në pushtet, s’ndërtove asnjë rrugë që lidhë Maqedoninë me Kosovën!
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit