LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e presidentit të Shqipërisë, Balla pas takimit me përfaqësueses të opozitës: Diskutime të frytshme por ende nuk ka emër konkret

Zgjedhja e presidentit të Shqipërisë, Balla pas takimit me përfaqësueses të opozitës: Diskutime të frytshme por ende nuk ka emër konkret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla është shprehur sot pas takimin me krerët e dy gupeve parlamentare të opozitës, Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun, se ka pasur një diskutim të frytshëm për zgjedhjen e presidentit të ri, por ende nuk ka një emër konkret.

Në një komunikim me gazetarët, Balla ka shtuar se në takim janë vendosur piketa për zgjedhjen e presidentit të ri.

Balla tha se në ditët në vijim, apo edhe “orët në vijim” do të ketë bisedime për emrin e presidentit.


“Me të dyja grupet parlamentare ka pasur gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë”, u shpreh Balla, ku bëri me dije se kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka informuar qasjen për të ardhur me emra konkretë nga opozita.

Balla tha se nuk duhet të ketë vonesa në procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Jemi në kushtet që më 16 është raundi i parë, do të thërritet i dyti ku afati i fundit është data 23 maj”, u shpreh ai.

Më herët, Mediu u shpreh se palët e përfshirë në procesin e zgjedhjes së presidentit duhet të fillojnë me propozime konkrete sa më parë.

Seanca e parë për presidentin do të mbahet më 16 maj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori