Qeveria e Kosovës gjatë njëqind ditëshit të parë të qeverisjes, ka emëruar 69 zëvendësministra, të cilët i kushtojnë buxhetit të Kosovës me miliona euro. E tërë këtë situatë të krijuar, analistët e quajnë sa komike, po aq dhe tragjike.
Analisti Imer Mushkolaj thotë se numri i madh i zëvendësministrave, ka krijuar një situatë qesharake. Ndërsa thotë se Haradinaj, para se të bëhet kryeministër thoshte se mjafton një zëvendësministër në një dikaster qeveritar, respektivisht në një Ministri. Tash me ardhjen e tij në krye të Qeverisë, sipas Mushkolajt ka emëruar pesë madje dhe gjashtë zëvendësministra në ministri të caktuar.
“ Kjo nuk ka të bëjë fare me efikasitetin e Qeverisë. Kjo ka të bëjë thjeshtë me akomodimin e interesave partiake dhe me borxhin kushtimisht thënë që z. Haradinaj e ka për partnerët e koalicionit qeveritar, sidomos për partnerët e PDK-së, për ato njëzet e sa partiçka që u bënë pjesë e koalicionit me PDK-në, vetëm për të marrë një pjesë të hises në qeverisje. E në këtë rast e kemi këtë situatë shumë qesharake, jashtëzakonisht komike. Nuk ka si të quhet ndryshe, kur më se 70 persona, shumica prej tyre fatkeqësisht parazitë të kësaj shoqërie, kanë zënë pozita, kanë zënë karrige. Shfrytëzojnë privilegje, marrin paga të majme pa bërë asgjë. Unë e kuptoj kryeministrin kur thotë se këta njerëz do të duhej të punonin, do të duhet të iu ndahej punë e tjera. Por nuk besoj që këta njerëz kanë çfarë të punojnë. Për shkak se një ministri, 5 a 6 z v ministra nuk kanë çfarë të punojnë. Çka do të punojnë ata. Ata më shumë do të pengojnë, se sa do të punojnë”, thotë ai.
Mushkolaj thotë se nuk mund të bëhet punë as efektive as serioze me 70 zëvendësministra, me qindra këshilltarë dhe me ndërrime të rregulloreve, që vetëm mundëson shtimin e numrit të këshilltarëve. Dhe se kjo qasje e Haradinajt sipas tij, është totalisht e gabuar, e cila më shumë pengon se sa ndihmon.
“I vetmi ndikim që këta zv/ministra kanë në qeverisje, respektivisht në përgjithësi në Kosovë, është vetëm harxhimi i buxhetit për paga dhe mëditje dhe privilegje që ata kanë. Për më keq ne na janë kthy në poste të zv/ ministrave edhe personat, të cilët janë larguar më parë, për shkak të keqpërdorimeve financiare si dyshime për keqpërdorime financiare. Unë nuk e di çka përfaqësojnë këta njerëz. Gjithçka është kthyer në një komedi. Është shumë qesharake. Atyre mund t’iu ofrohen të bëhen zv ministra, por unë nuk i kuptoj se si ata njerëz pranojnë pastaj ta marrin një pozitë të tillë, duke pasur parasysh gjithë këtë tragjikomedi që po ndodh. Për shkak se është shumë e dhimbshme për ta quajtur qesharake”, tha ai.
Edhe analisti Behlul Beqaj, thekson se një njollë e zezë e kësaj Qeverie, është numri i madh i zëvendësministrave.
“Përgjithësisht nuk mund të themi se ka qenë sukses i politikbërjes gjatë këtij viti. Dështimet janë evidente. Por nuk mund të thuhet se janë të pariparueshme. Mjerisht një njollë e zezë, në tërë këtë proces mbetet një rekord që ka krijuar qeveria aktuale e z. Ramush Haradinaj, i cili ka vendosur rreth 70 zv/ ministra në kuadër të çatisë së kryeministrisë. I cili me siguri do të mbahet mend, vetëm për këtë punë dhe disa veprime avantureske siç ishte Shipitulla. Ndarja e mjeteve për luftëtarët që kanë qenë jashtë territorit të Kosovës dhe disa veprime tjera të cilat kanë sjellë pak a shumë kundërshtimin jo vetëm në opozitë, por dhe brenda partnerëve të koalicionit”, tha ai.
I pyetur për këtë numër të madh të zëvendësministrave kryeministri Ramush Haradinaj nuk foli për numrin e madh të zëvendësministrave por tha se dy nga ta kanë dhënë dorëheqje duke përmendur tashmë deputetin Muharrem Nitaj i cili ka qenë zëvendësministër i Arsimit dhe Brahim Mehmetaj i cili ka qenë zëvendësministër në FSK ndërsa tash është emëruar drejtor i një Drejtorie në komunën e Prishtinës.
Ndryshe numri prej 69 zëvendësministrave i kushton buxhetit të Kosovës 79 mijë e 350 euro në muaj, ose 952 mijë e 200 euro në vit pasi që ata marrin nga 1150 euro pagë bruto në muaj. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478399979_1163664558451415_8661739284314776893_n-e1739264847345-380x233.jpg)
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
![Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/dhuna-familje-380x233.jpg)
Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
![Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-780x439.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht