LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri Kelmendi priti drejtorin e USAID-it në Kosovë, James Hope

Zëvendëskryeministri Kelmendi priti drejtorin e USAID-it në Kosovë, James Hope

Zëvendëskryeministri, Ramiz Kelmendi, priti të mërkurën drejtorin e Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope.

Gjatë takimit, Kelmendi, e njoftoi Hopen për përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës në zbatimin e prioriteteve, në veçanti për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e sektorit të bujqësisë dhe të industrisë prodhuese.

Zëvendëskryeministri Kelmendi kërkoi përkrahjen e mëtejme të USAID-it dhe të z. Hope në realizimin e këtyre prioriteteve, e po ashtu u pajtuan për takime të rregullta për bashkërendim të veprimeve.


Ai shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve dhe të USAID-it në Kosovë, duke theksuar përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, pasi e uroi zëvendëskryeministrin Kelmendi për detyrën e re, vlerësoi të arriturat e deritashme si dhe shprehu gatishmërinë e USAID-it që të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e mëtejmë ekonomik. /Telegrafi/