Ernesto Valverde që nga ardhja te Barcelona është kritikuar shpesh për zëvendësimet e pakta, apo se ato i kryen shumë vonë.

Por, trajneri spanjolli në El Clasico ia ka dëshmuar të gjithëve të kundërtën pasi ishin zëvendësimet e tij çelësi i fitores ndaj Real Madridit.


Los Blancos pavarësisht se ishin duke humbur 2-0 ata e filluan pjesën e dytë shumë mirë. Shënuan gol me anë të Marcelos në pesë minutat e parë dhe krijuan një mori raste për barazim.

Sergi Roberto (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Por, ishin zëvendësimet e Valverdes ato të cilat nuk lejuan që të barazohet rezultati, apo të ndodh një përmbysje e madhe e rezultatin.

Si pari 54-vjeçari futi Nelson Samedon në vend të Rafinhas, duke i dhënë kështu mundësi Sergio Robertos të luajë më thellë në fazën sulmuese. Kjo doli të jetë një lëvizje e mençur pasi Roberto asistoi në dy golat e radhës të Luis Suarez.

Arturo Vidal (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Zëvendësimi i tij i dytë ishte Ousmane Dembeles në vend të Philipe Coutinhos. Francezi përveç që bëri paraqitje të mirë në fazën sulmuese, ai arriti të asistojë të goli Arturo Vidal, i cili ishte dhe asisistimi i tretë i Valverdes.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon të jetë lidere në La Liga me 21 pikë nga dhjetë xhiro. /Telegrafi/

telegrafi sport app