Shpresoj, së pari, që z. Kryeministër do ta gjejë kohën për ta lexuar me nge Vathin tim të sotëm; së dyti, uroj që jo aq egoizmi sesa egocentrizmi i tij i harlisur do ta vlerësojë faktin që unë po e krahasoj me Zeusin e mitologjisë greke!
Po, po, mos u çudisni fare, o lexuese e lexues me kulturë të kësaj rubrike të përjavshme: ashtu si Zeusi ishte dikur kryeperëndia e grekëve të lashtë, ashtu edhe Edi Rama është aktualisht kryeministri i shqiptarëve modernë; ashtu si Zeusi që rrethohej nga një numër jo i paktë perëndish, të cilët dridheshin, përdridheshin e spërdridheshin para e prapa atij, ashtu edhe Edi Rama rrethohet nga një numër jo i paktë ministresh e ministrash që dridhen, përdridhen e spërdridhen para e prapa atij; së treti, në një kohë që kundërshtarët e tij – jo vetëm politikanë, por edhe analistë, opinionistë, publicistë e gazetarë – e kanë cilësuar, ndër të tjera, si monark, autokrat, despot, satrap, sulltan, perandor apo faraon, Edi Rama, thellë në vetvete, ndihet i lumtur e krenar që e krahasojnë me të tilla figura, qoftë edhe të urryera, të cilat kanë lënë gjurmë në historinë mijëravjeçare të qytetërimit tokësor dhe, jam i sigurt, do të dijë ta vlerësojë bujarisht krahasimin që po guxoj t’i bëj sot me Zeusin e grekëve të lashtë!
Po, Edi Rama, duam ose nuk duam, është Zeusi që ka ardhur midis nesh dhe, ashtu si Zeusi grek banonte në majë të Olimpit (nga lëshonte rrufetë e tij rrënimtare), ashtu edhe i yni banon në Surrel, thuajse majë Dajtit, nga lëshon edhe ai rrufetë e tij të rrufosura; ashtu si Zeusi grek që i shpërblente vartësit e tij të pavdekshëm duke i mbajtur rreth vetes ose i ndëshkonte duke i kthyer në vdekatarë, ashtu edhe Edi Rama sillet sipas qejfit me ministrat e zëvendësministrat, pra, me vartësit e tij, duke i ngritur me pompozitet në pozitë ose duke i ulur po me pompozitet nga pozita, siç ndodhi këto kohët e fundit me disa syresh, nga të cilët njëri, ish-ministër i Brendshëm dhe kanakar i Zeusit tonë, është tashmë në duart e drejtësisë shqiptare.
Gjithsesi, midis Zeusit grek dhe Zeusit shqiptar ka një ndryshim themelor: Kurrë, me sa dihet, i pari nuk i ka cilësuar vartësit e vet si buburrecë, kurse i dyti, duke i konsideruar si të tillë gjithë kundërshtarët e tij pa dallim krahine, feje e ideje, ka lënë të nënkuptojë se asgjë nuk do ta pengonte që t’i cilësonte e t’i shtypte si buburrecë edhe renegatët që mund të dilnin nga gjiri kutërbues i partisë-shtet.
Nga ana tjetër, midis këtyre dy Zeusëve ka gjithashtu një ngjashmëri mbresëlënëse: Zeusi grek, një qejfli femrash i paparë, e tradhtoi të shoqen, Herën, me bukuroshen epshndjellëse Evropë, të bijën e mbretit Aginor (sipas z. Internet, të paktën), ndërkohë që Zeusi ynë mendjen dhe zemrën e ka pikërisht tek Evropa, në shtratin e në gjirin e së cilës kërkon të futet me çdo kusht duke i çuar si pajë Shqipërinë tonë të shkalafendur!
Mirëpo, Evropa nazelie i ka vënë Zeusit tonë disa kushte, sepse nuk pranon asnjë lloj paje sa për sy e faqe, kështu që Zeusit shqiptar i ka hasur sharra në gozhdë dhe kjo gozhdë nuk shkulet lehtë, sepse, të paktën sipas opozitës, ajo është gozhda e stërmadhe e korrupsionit, e narkotrafikut, e kriminalizimit të shtetit dhe e plagëve të tjera të shoqërisë shqiptare!
Megjithatë, për ta mikluar Evropën, unë do t’i sugjeroja Kryeperëndisë sonë të ndiqte shembullin e grekëve të lashtë: Ashtu si këta, për ta marrë me të mirë Zeusin e tyre të plotfuqishëm, organizuan Lojërat Olimpike për nder të atij, po ashtu gjithë strukturat e Partisë Socialiste, në udhëheqjen sportive të Zeusit të tyre ish-basketbollist, duhet urgjentisht të organizojnë Lojërat Surrelike të tipit surrealist për nder të së lakmueshmes Evropë, së cilës, kushedi, mund t’i prishet mendja e t’i përgjigjet pozitivisht dashurisë së Zeusit tonë duke i hapur rrugën që do ta shpjerë këtë drejtpërdrejt në shtratin apo në qiellin e saj të shtatë, ku ai me siguri do të lumturohet aq sa të harrojë të kthehet në Shqipërinë e tejngopur me praninë e tij fatalisht të padurueshme! /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë