Kosova sot nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me coronavirus, Ahmeti thotë se është koha për rihapje

Për herë të parë sot Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me coronavirus që nga data 13 mars.
Sipas IKSHPK-së, të gjitha mostrat e dyshuara me COVID-19 për 24 orët e fundit në nivel vendi kanë rezultuar negative, ndërkohë që janë katër të shëruar.
E kjo ka gëzuar të parin e Komunës së Prishtinës, i cili ka thënë se tash është koha për rihapjen e vendit.
“0 - zero raste. Rihapja”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.
Nga
Telegrafi
24/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































