Lulzim Zeneli sërish i ka hy garës për t’u bërë pjesë e stafit akademik të Universitetit të Prishtinës, si profesor asistent në Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyrore.
Zeneli serish do të vlerësohet nga komisioni recensues i përbërë nga Ramiz Hoti dhe Ismet Hashani, të cilët tri vite më parë edhe pse i kishin shkruar se plotëson kriteret për tu pranuar si profesor asistent, kishin referuar një kundër kandidat të tij.
Caktimi i Komisionit Recensues është caktuar nga Këshilli i Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore i Universitetit të Prishtinës për konkursin e shpallur me 27 prill. I vetmi ndryshim në këtë komision do të jetë mos emërimi i Nevzat Aliagës për shkak të pensionimit të tij. Në vend të tij, do të jetë profesoresha Arleta Rifati- Nixha.
Zeneli ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të kërkojë nga menaxhmenti i UP-së dhe fakultetit që të ndërrohet komisioni recensues, për pozitën në të cilën ka konkurruar. Pas ankesave që kishte bërë Zeneli për konkursin e vitit 2015, Prokuroria ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të grumbullojë prova ndaj profesorëve Ismet Hashani, Ramiz Hoti dhe Nevzat Aliaga për konkursin e vitit 2015 ku kërkoheshin mësimdhënës për lëndët Biokimi, Stereokimi dhe Metabolizimi i Biomolekulave.
Siç kishte raportuar Gazeta Jeta në Kosovë, tre profesorët si pjesë e Komisionit Recensues të FSHMN-së, në vitin 2015 kishin referuar kandidatin Hamit Ismaili si profesor asistent pa i përmbushur kriteret e këtij konkursi, për punim shkencor, ndërsa kishin refuzuar kandidatin Lulzim Zeneli edhe pse për të kishin shkruar se “posedon një numër solid të publikimeve shkencore”.
Zeneli aso kohe ishte ankuar të gjitha institucioneve të arsimit, si dhe kishte bërë kallëzim penal me, 7 mars 2017, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj tre anëtarëve të Komisionit Recensues për shkelje të kritereve të konkursit.
Prokuroria për Krime të Rënda, në mars të vitit 2018, ka kërkuar nga Policia e Kosovës për të grumbulluar prova për rastin e anëtarë të Komisioni Recensues të FSHMN-së.
“Unë e kam autorizuar Policinë e Kosovës të mbledhë informacione. Në momentin që Policia t’i grumbullojë informacionet, pastaj unë marr një aktvendim për fillim të hetimeve. Në momentin që marr aktvendim për hetime do t’i ftoj anëtarët tre anëtarët e Komisionit Recensues”, pati thënë prokurori i rastit Kujtim Munishi për Kallxo.com.
Lajmi për fillimin e grumbullimit të informatave për konkursin e vitit 2015 për rastin Zeneli nga policia e Kosovës është publikuar në kallxo.com
GazetaJnK ka kontaktuar me dekanin e Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore, Tahir Arbneshi ka thënë se nuk ka informata se Policia e Kosovës ka nisur të mbledh informata për rastin e vitit 2015.
“Mua duhet me më ardhur njoftim zyrtar prej shtetit dhe mua nuk më ka ardhur asgjë. Kur te marrë atëherë ndërmarrë masa”, deklaroi Arbneshi.
Ai tha se me pas qenë në vend të dy profesorëve nuk do të kishte pranuar të jetë pjesë e Komisionit Recensues.
“Etikën e ka secili për vete. Unë me pas qenë nuk do të isha hy në komision. Mendimi im. Por mendimi im mund të jetë lëngë pasuli siç i thoni ju në Kosovë, se ne i themi lëngë groshe”, tha dekani Arbneshi.
Dekani tha se për përbërjen e komisionit recensues ka vendos Këshilli i Fakultetit, të cilin e kryeson ai. Në mbledhjen e Këshillit, sipas tij, nuk është kundërshtuar nga askush propoziomi i departamentit që pjesë e komisionit recensues të jenë edhe profesor Hoti dhe Hashani.
“Departamenti i ka propozuar, pastaj kanë ardhur në Këshill të Fakultetit dhe prej krejt anëtarëve të gjithë i kanë votuar. Nuk kanë pas asnjë kundërshtim, cila është arsyeja me i kundërshtu unë”, deklaroi Arbneshi.
Ndryshe, Universiteti i Prishtinës më 27 prill 2018 ka shpallur konkursin për 62 pozita për zgjedhjen e personelit akademik në fakultetet e UP-së. Konkursi është mbyllur më 14 maj 2018.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025