LAJMI I FUNDIT:

Zendeli për fjalimin e Pendarovskit: Paraqitje e balancuar që i përfshiu të gjitha çështjet e hapura

Zendeli për fjalimin e Pendarovskit: Paraqitje e balancuar që i përfshiu të gjitha çështjet e hapura

“Paraqitje e balancuar në të cilën i përfshiu të gjitha çështjet e hapura të cilat i kemi, veçanërisht në pjesën e shtetit ligjor”.

Kështu e vlerësoi fjalimin e presidentit Stevo Pendarovski para deputetëve, Fadil Zendeli i Lëvizjes Besa.

Ai tha se duhet të përshëndetet fjalimi në drejtim të asaj se për 30 vjet jemi shtet me afera, ndërsa nuk e kemi asnjë funksionar të lartë pas grilave.


Pendarovski: Është i domosdoshëm pajtimi dhe tejkalimi i ndarjeve
Lexo po ashtu Pendarovski: Është i domosdoshëm pajtimi dhe tejkalimi i ndarjeve

“Gjithsesi duhet të përshëndetet paraqitja e presidentit të shtetit, por edhe të merret parasysh se ai për një periudhë të shkurtër është në funksion. Gjithsesi gjatë periudhës së ardhshme duhet të shohim edhe shumë nisma të tjera, të cilat sipas përshtypjes time, duhet të jenë në drejtim të asaj që ai duhet të paraqesë – president i të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë etnike, kombëtare dhe ndonjë përkatësie tjetër”, tha Zendeli.

Ndryshe, në mes tjerash Pendarovski në fjalimin e tij propozoi modele për arritjen e konsensusit të gjerë shtetëror.

Pendarovski tha se ndarjet e vjetra në linjë partiake akoma nuk janë tejkaluar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori