Zendeli: Nëse opozita shqiptare ngel pa përfaqësues në KSHZ, bojkotojmë punën e Kuvendit

Pushteti aktual vazhdon të mbajë peng demokracinë e vendit. Shumica LSDM-BDI, duke shkelur të gjitha vlerat demokratike dhe europiane të vendit, dëshiron që plotësisht të mbajë në kontroll Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, përmes së cilit, tenton të falsifikojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke e lënë opozitën shqiptare pa përfaqësues në këtë Komision, tha sot në një konferencë për shtyp deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.
“Ky veprim, përveç se nuk është evropian dhe demokratik është veprim i njejtë si në Serbi, ku zgjedhjet e fundit janë tepër të dyshimta dhe miku i BDI-së Aleksandar Vuçiç është fitues i kontestueshëm, por edhe si në Rusi, ku Vlladimit Putin me diktaturë mban pushtetin.
Por, pasi që bllokuesi kryesor për zgjedhjen e anëtarit të opozitës në KSHZ, Talat Xhaferi, nuk është më kryetar i Kuvendit, dëshirojmë që pushtetit ti japim edhe një mundësi që të dëshmojë veten se është proevropiane siç dëshiron të shitet dhe jo pro-ruse, ashtu siç po vepron. Kërkojmë nga kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitrevski, i cili gjatë marrjes së detyrës dje deklaroi se do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve, urgjentisht, të udhërojë komisioni për Zgjedhje dhe Emërime që të mbajë seancë dhe për anëtar të KSHZ-të para Kuvendit ta propozojë kandidatin e opozitës Shqiptare, Abdush Demiri.
Me këtë veprom kryetari i ri do të dëshmojë se punon në interes të gjithë qytetarëve e jo në interes të BDI-së dhe pushteti që tenton të manipulojë zgjedhjet. Mitrevski e din se kandidati tjetër është propozuar nga parti e sapoformuar, e cila ende nuk ka dalë në zgjedhje dhe nuk ka marrë asnjë votë, madje dhe se është parti e cila është pjesë e pushtetit, pasi kuadrot e sajë janë shpërblyer me drejtori, vetëm para pak kohësh, me siguri, pasi i bënë shërbim BDI-së dhe pushtetit duke propozuar kandidat në KSHZ.
Andaj sot i bëjmë apel që të reflektojë dhe të caktojë sa më shpejtë seancën e Komisionit përkatës dhe seancën plenare për votimin e kandidatit të opozitës shqiptare. Nëse edhe kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitrevski do të vazhdojë të bllokojë këtë proces, njëjtë si Talat Xhaferi atëherë do të dëshmohen dy gjëra, se BDI dhe LSDM bashkë po tentojnë të gjymtojnë KSHZ-në me qëllim që të falsifikojnë zgjedhjet, dhe se koalicioni i tyre po shkon drejt futjes së vendit në komunizëm dhe jo në BE”, thotë deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.
Po ashtu, shton ai, informojmë kreun e Kuvendit se nëse kjo e drejtë nuk i jepet opozitës shqiptare brenda disa ditëve, atëherë ne do të vazhdojmë bojkotin e punës së Kuvendit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

MPB vazhdon bastistjet në gjithë territorin e RMV-së: U sekuestruan armë, para dhe drogë

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker