LAJMI I FUNDIT:

Zeman: Maqedonia u ballafaqua me krizën e emigrantë e më mirë se disa shtete të BE

Zeman: Maqedonia u ballafaqua me krizën e emigrantë e më mirë se disa shtete të BE

Republika e Maqedonisë ka bërë shumë sa i përket menaxhimit me sfidat e imponuara nga kriza e refugjatëve, madje edhe më tepër se disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian, ka thënë presidenti çek, Millosh Zeman para mediave në Ohër, pas takimin me homologun e tij, presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Jam këtu në Maqedoni  që ta shpreh respektin dhe njohjen personale për mënyrën në të cilën populli i Maqedonisë ballafaqohet  me krizën e emigrantëve, me ç’rast  duke e mbrojtur jo vetëm kufirin e tyre por edhe të Evropës. Qëndrimi ynë është se Republika e Maqedonisë tregoi larg vlerë më të madhe nga disa shtete anëtare të BE-së dhe NATO-s dhe prej atje dua të shpreh përkrahje të plotë të Republikës së Maqedonisë për integrimin e saj të tërësishëm euroatlantik”, ka thënë Zeman.

Presidenti Ivanov  e ka theksuar nevojën për angazhim të koordinuar dhe global mes shteteve  gjatë ballafaqimit me të gjitha sfidat e porsakrijuara, veçanërisht sa u përket rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë, megjithatë duke shprehur falënderim deri te presidenti Zeman për përkrahjen e tërësishme që Republika Çeke ia jep Maqedonisë në ballafaqimin me krizën e refugjatëve – me prani të policëve çek, si dhe me ndihmën në pajisjen për kontroll të kufijve.


Kur ka të bëjë me qëllimet strategjike të Maqedonisë – anëtarësimi në BE dhe NATO, në bisedë me mysafirin çek Ivanov e ka theksuar nevojën e ringjalljes së procesit të zgjerimit të të dy organizatave. Vërejtja e tij ka qenë se integrimi i tërë rajonit në BE dhe NATO është nga vlera thelbësore për paqen dhe stabilitetin rajonal, dhe përgjigjja më adekuate e të gjitha sfidave  si migrimi dhe siguria, ndërsa njëherit do të kontribuojë edhe për përforcimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimit ekonomik.

“Jemi dëshmitarë se status-kuo-ja nuk soli asgjë të mirë. Përkundrazi, bllokimi i të ardhmes evropiane dhe euroatlantike kontribuoi edhe drejt bllokimit të proceseve politike dhe stagnacionit të brendshëm në Maqedoni”, ka thënë Ivanov, duke shprehur më pas bindje se Republika Çeke si mike dhe partnere e dëshmuar dhe parimore do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë në realizimin e qëllimeve të saja strategjike.

Presidenti Ivanov, Zemanit në Ohër ia dorëzoi mirënjohjen më të lartë shtetërore të Republikës së Maqedonisë, Dekoratën “8 Shtatori”, si shprehje të falënderimit për të personalisht, por edhe për popullin dhe shtetin çek dhe të gjithë liderët paraprak çekë për tërë mbështetjen dhe ndihmën e deritanishme.

Vizita e delegacionit të lartë çek vazhdon edhe nesër me Forumin e biznesit ndërmjet Maqedonisë dhe Çekisë, si mundësi për realizimin e kontakteve të afaristëve të të dy shteteve, në drejtim të intensifikimit dhe avancimit të bashkëpunimit ekonomik për çka vlerësim i dyanshëm është se nuk është në nivel të kushteve dhe potencialit ekzistues./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori