LAJMI I FUNDIT:

Zemaj viziton Spitalin e Ferizajt: Të lënduarit po marrin trajtim maksimal

Zemaj viziton Spitalin e Ferizajt: Të lënduarit po marrin trajtim maksimal

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas shpërthimit të sotëm në Ferizaj, ku janë lënduar 42 persona, pas QKUK-së ka vizituar të lënduarit në Spitalin e Ferizajt.

Ministri Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Spitali i Ferizajt, emergjenca e qytetit, policia, zjarrfikësit dhe qytetarët, kanë dëshmuar nivel të lartë të përkujdesjes ndaj dhjetëra të plagosurve pas eksplodimit të gazit në Ferizaj.

“Ky trajtim në Spitalin e Ferizajt dhe në Qendrën Emergjente në QKUK, ndaj qytetarëve të lënduar deri më tani është në nivelin maksimal”, ka shkruar Zemaj.


“Së bashku me kryetarin z.Agim Aliun, zv.ministrin z. Muharrem Sfarqa dhe deputeten znj. Saranda Musliu, kemi diskutuar për të gjitha mundësitë e përkujdesjes shëndetësore që gjendja e secilit qytetar të jetë në nivelin e duhur dhe të bëjmë çmos që të mos rrezikohet jeta e asnjë qytetari të lënduar sot në Ferizaj”, tha ai.

Zemaj tha se do të jenë pranë të gjithë pacientëve të lënduar, duke iu uruar shërim të shpejtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori