Zemaj takohet me Veliun: Së shpejti funksionalizohet Spitali i Podujevës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu me të cilin kanë diskutuar për funksionalizimin e Spitalit të Podujevës.
Zemaj ka thënë se funksionalizimi i këtij Spitali do të bëhet realitet së shpejti.
“Gjatë takimit të sotëm, përkitazi për këtë projekt elaboruam në hollësi se si të funksionaliohet pa vonesa, i cili është i bazuar në nevojat dhe kërkesat e kësaj komune.
Pashmangshëm folëm edhe për prioritetet aktuale të qeverisjes së institucioneve qendrore dhe lokale, për situatën epidemiologjike si dhe menaxhimin tutje edhe në komunën e Podujevës”, ka shkruar Zemaj.
Postimi i plotë:Së shpejti do të behet realitet funksionalizimi i Spitalit të Podujevës dhe ndërtimet shtesë sipas planprojektit, për këtë sapo biseduam së bashku me z. Agim Veliun, Ministër i Punëve të Brendshme, dhe z.Nexhmi Rudarin, nënkryetar i Podujevës. Gjatë takimit të sotëm, përkitazi për këtë projekt elaboruam në hollësi se si të funksionaliohet pa vonesa, i cili është i bazuar në nevojat dhe kërkesat e kësaj komune. Pashmangshëm folëm edhe për prioritetet aktuale të qeverisjes së institucioneve qendrore dhe lokale, për situatën epidemiologjike si dhe menaxhimin tutje edhe në komunën e Podujevës. Me Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe me autoritetet e Komunës së Podujevës kemi koordinim të shkëlqyeshëm ndërinstitucional dhe së bashku edhe me akterët e tjerë po angazhohemi maksimalisht për ta tejkaluar situatën e pandemisë dhe për të realizuar projektet e parapara. E falënderova z.Agim Veliun dhe z.Nexhmi Rudarin për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar sidomos në zbatimin e masave anticovid-19. Së bashku do t’ia dalim! Vendose maskën! Mbaje higjienën! Ruaje distancën!




















































