LAJMI I FUNDIT:

Zemaj nga Juniku: Brenda 24 orëve, lakorja e vdekjeve nga COVID-19 ka rënë në zero

Zemaj nga Juniku: Brenda 24 orëve, lakorja e vdekjeve nga COVID-19 ka rënë në zero

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot komunën e Junikut ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Agron Kuçi.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën me COVID-19, ku Zemaj ka thënë se lakorja e rasteve të vdekjeve dhe pacientëve të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve ka rënën në zero.

“Vizitova edhe QKMF-në e kësaj komune, ku nga afër pashë shërbimet që ofrohen për kujdesin shëndetësor. Do të ofrohet mbështetja për ta fuqizuar shëndetësinë primare në Junik, duke iu dhënë hapësirë disa mjekëve që do ndjekin specializimet për Mjekësi familjare she Biokimi klinike”, ka shkruar Zemaj në Facebook.


Postimi i plotë:

Lakorja e rasteve të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19 brenda 24 orëve, në vend, ka rënë në zero.
Puna e përkushtimi maksimal duhet të vazhdoj tutje.
Përkitazi rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese, rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë, si dhe menaxhimin e mëtejmë të situatës së shkaktuar nga Covid-19, bidesuam sot me kryetarin e Junikut, z. Agron Kuçi gjatë vizitës që i bëmë kësaj komune.
Vizitova edhe QKMF-në e kësaj komune, ku nga afër pashë shërbimet që ofrohen për kujdesin shëndetësor.
Do të ofrohet mbështetja për ta fuqizuar shëndetësinë primare në Junik, duke iu dhënë hapësirë disa mjekëve që do ndjekin specializimet për Mjekësi familjare she Biokimi klinike.
Së shpejti do ndërmarrin edhe veprime të tjera në rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës dhe pajisjeve që të ngritët cilësia e shërbimeve shëndetësore.
I falënderova mjekët dhe stafin shëndetësor për punën që po e bëjnë në këtë kohë të pandemisë.
Në këto takime, ishte i pranishëm edhe Ruzhdi Shehu, përfaqësues junikas dhe zyrtar i lartë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori