LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Kurti po e zhvleftëson 17 shkurtin

Zemaj: Kurti po e zhvleftëson 17 shkurtin

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se politika e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është zhvleftësimi i 17 shkurtit, dita kur u shpall pavarësia e Republikës së Kosovës.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, aty ku emisioni i sotëm mblodhi përfaqësues nga partitë opozitare dhe një nga ajo në pushtet, Zemaj ka thënë se një veprim i tillë është puro politik.

“Krijimi i një situate të re kur nuk e dimë asnjëri, as këtu as jashtë, ai mund ta dijë në mendjen dhe kokën e vet sesi do ta dërgojë Kosovën, qoftë në një gjendje normale krejt tjetër, ashtu siç ai po e koncepton që mund të jetë tepër e fuqishme, që në rrethana historike ndodh një herë në një mijë vjet, dhe në një shkatërrim total të gjitha të arritura, sidomos pas lirisë së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Zemaj.


Gjersa ka theksuar se në vitin 1999, Kosova arriti pavarësinë e saj në saje të aleatëve ndërkombëtarë, sipas Zemaj, shqiptarët me mbështetjen e miqve kanë arritur pjekurinë politike.

Krahas kësaj, ai ka theksuar se është në interesin e Qeverisë Kurti që të mirret me çështjet teknike të dialogut Kosovë-Serbi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori