LAJMI I FUNDIT:

Zemaj thotë se situata me pandeminë është jashtë kontrollit: Vitia të raportojë para deputetëve

Zemaj thotë se situata me pandeminë është jashtë kontrollit: Vitia të raportojë para deputetëve

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Zemaj në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se duhet ftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një raportim të shpejtë, transmeton Telegrafi.

“Ne duhet ta ftojmë ministrin e Shëndetësisë në një raportim të shpejtë, ndoshta do të mund të ndihmojmë situatën me ndonjë rekomandim”, tha ai.


Zemaj tha tutje Qeveria ka qenë neglizhente sa i përket pandemisë COVID-19.

“Ajo çka kemi pa edhe tregojë rezultate negative edhe mbi ato që kemi potencuar është rritja ekstreme e njerëzve të infektuar, rritja e madhe e rasteve të vdekjes, dhe pasoja tjera ekonomike, sociale. Menaxhimi i dobët i vaksinave, gjuajtja e tyre, të gjitha këto janë tregues që Qeveria është neglizhente në këtë drejtim. Qeveria, kryeministri Kurti dhe ministri Vitia kanë krijuar një pasqyrë që pandemia ka mbaruar në Kosovë, në kohën kur infeksionet kanë filluar të rriten në mënyrë ekstreme masat nuk kanë qenë që kanë mund të parandalojnë. Pra, kanë vazhduar me lirim të masave, kanë larguar stafin mbikëqyrës inspektorët, kanë larguar punëtorët shëndetësor të angazhuar nëpër klinika dhe të gjitha këto kanë ndikuar në dëmtimin e popullatës. Arben Vitia dhe Albin Kurti kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë”, pohoi ai.

Vitia tha se si ish-ministër i Shëndetësisë i vjen keq për situatën e krijuar me pandeminë dhe po ashtu se kolegët e tij në pushtet nuk kanë bërë asnjë deklaratë rreth situatës me pandeminë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori