LAJMI I FUNDIT:

Zemaj e Tërnava flasin për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Zemaj e Tërnava flasin për menaxhimin e pandemisë COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) ku u prit nga kreu i saj, Muftiu Naim Tërnava.

Ministri Zemaj në këtë takim është informuar nga kreu i BIK-ut për menaxhimin e deritanishëm nëpër xhamitë e Kosovës dhe zbatimin e masave kundër COVID-19.

Zemaj e falënderoi myftiun Tërnava për organizimin e besimtarëve në të gjitha xhamitë e Kosovës për të parandaluar përhapjen e COVID-19.


“Bashkëbiseduesit janë pajtuar që bashkëpunimi midis MSh dhe BIK t’i shërbejë ruajtjes së shëndetit dhe mirëqenies së popullatës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ndryshe, në fillim të këtij muaji BIK-u kishte marrë vendim për pezullimin e aktiviteteve fetare në të gjitha xhamitë, sikurse janë ligjëratat e tribunat fetare, pezullimin e mësimbesimit dhe shkollës verore nëpër xhami. Po ashtu, në të gjitha xhamitë në vend nuk lejohet të falen më shumë se 50 persona, u ndalohet imamëve të marrin pjesë në të pame, ndërsa duhet të bëhet shenjëzimi i vendeve se ku mund të falen besimtarët në xhami, ndërsa namazi i xhumasë të falët nga dy herë në xhamitë qendrore – varësisht nga nevoja.

Po ashtu, është marrë vendim që të gjithë besimtarët të mbajnë maskë gjatë faljeve të namazeve, të përdorin dezinfektues para shkuarjes në xhami dhe personat mbi 65-vjeç dhe ata nën 16-vjeç të falen në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori