LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se ndihma ushtarake perëndimore, është e pamjaftueshme për ta fituar luftën

Zelensky thotë se ndihma ushtarake perëndimore, është e pamjaftueshme për ta fituar luftën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  ka paralajmëruar për sasinë e ndihmës ushtarake që i është dërguar vendit të tij nga perëndimi – duke pretenduar se akoma janë të pamjaftueshme për ta mundur Rusinë derisa 80 vende kanë mbështetur “integritetin territorial” të Ukrainës.

Duke folur në fund të konferencës dyditore në Zvicër në Samitin e Paqes, presidenti ukrainas e cilësoi ngjarjen si të suksesshme pavarësisht se ka shumë vende si India, Arabia Saudite dhe Afrika e Jugut që nuk e kanë nënshkruar komunikatën, transmeton Telegrafi.


Në këtë samit ku Rusia nuk u ftua, është mbështetur fuqishëm nga aleatët perëndimorë – derisa 80 vende në një deklaratë të përbashkët kanë bërë thirrje për respektim të “integritetit territorial” të Ukrainës.

Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,080 ushtarë gjatë 24 orëve të fundit 
Lexo po ashtu Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,080 ushtarë gjatë 24 orëve të fundit 

Aty gjithashtu është diskutuar për sigurinë bërthamore, atë të ushqimit si dhe për shkëmbimin e të burgosur që sipas Zelensky është një prej temave më kruciale.

Zelensky paralajmëroi se sasia e ndihmës perëndimore ushtarake që i është dërguar Ukrainës nuk është e mjaftueshme që do t’i siguronte fitoren Kievit.

“Ekziston ndihma, dhe ajo është një paketë serioze. A është e mjaftueshme për të fituar? Jo. A është vonë? Po”, tha Zelensky. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Po fluturonte me aeroplan, i hapet kapaku mbrojtës në kabinë – holandezja detyrohet të bëjë ulje emergjente

Po fluturonte me aeroplan, i hapet kapaku mbrojtës në kabinë – holandezja detyrohet të bëjë ulje emergjente

Evropa
Pas më shumë se një viti, Sekretari amerikan i Mbrojtjes zhvillon bisedë telefonike me homologun rus

Pas më shumë se një viti, Sekretari amerikan i Mbrojtjes zhvillon bisedë telefonike me homologun rus

Amerika
Pas seancës gjyqësore, lirohet Julian Assange

Pas seancës gjyqësore, lirohet Julian Assange

Australia
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Të maskuar dhe me armë u futën në butik në Toronto, punonjësi arriti të kap njërin derisa po largoheshin – e bën për spital hajnin

Të maskuar dhe me armë u futën në butik në Toronto, punonjësi arriti të kap njërin derisa po largoheshin – e bën për spital hajnin

Amerika
Kalo në kategori