LAJMI I FUNDIT:

Zelensky mirëpret delegacionin e Kongresit amerikan në Kiev: Faleminderit që po na ndihmoni në luftën që nuk është vetëm për vendin tonë

Zelensky mirëpret delegacionin e Kongresit amerikan në Kiev: Faleminderit që po na ndihmoni në luftën që nuk është vetëm për vendin tonë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mirëpriti në Kiev një delegacion të Kongresit amerikan të kryesuar nga udhëheqësi i pakicës, Mitch McConnell.

Ai njoftoi përmes rrjeteve sociale se vizita “është një sinjal i fortë i mbështetjes dypartiake për Ukrainën nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan”.

“Faleminderit që po na ndihmoni në këtë luftë që nuk është vetëm për vendin tonë, por edhe për vlerat dhe liritë demokratike. Ne e vlerësojmë vërtetë”, ka shkruar 44-vjeçari në Instagram.


Është e paqartë nëse takimi u zhvillua të shtunën (sot) dhe nëse delegacioni amerikan është ende në kryeqytetin ukrainas.

Theksojmë se presidenti amerikan, Joe Biden nuk e ka ndërmend ta vizitojë për momentin shtetin ukrainas ndërsa javë më parë ka takuar refugjatët ukrainas në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës.

Ndryshe, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka takuar liderin ukrainas në Kiev, ku të njëjtën gjë e ka bërë edhe Nacy Pelosi, kryetarja e Kongresit amerikan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori