LAJMI I FUNDIT:

Zelensky apel Britanisë: Na lejoni t’i përdorim raketat me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë të rrëzojmë nga pushteti Putinin

Zelensky apel Britanisë: Na lejoni t’i përdorim raketat me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë të rrëzojmë nga pushteti Putinin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë presion mbi Britaninë për të lejuar sulmet me raketa thellë brenda Rusisë, pasi ai pretendonte se sulmi ndërkufitar i ushtrisë së tij mund të rrëzonte Vladimir Putinin.

Deri të hënën në mbrëmje, forcat ukrainase kishin nën kontroll rreth 1,000 kilometra katrorë të Kurskut, një rajon kufitar në Rusinë jugore, sipas gjeneralit të lartë të Kievit.

Sulmi i befasishëm ndërkufitar shënon pushtimin e parë të huaj në tokën ruse që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.


Zelensky tha se “katastrofa e Kurskut” 24 vjet më parë, në të cilën 118 marinarë rusë vdiqën në një aksident nëndetëse, shënoi fillimin e sundimit të Putinit.

“Dhe tani është e qartë se ky është fundi për të. Dhe është gjithashtu Kursk”, tha presidenti ukrainas.

Ndërsa forcat ruse kryen kundërsulme përgjatë vijës së frontit të Kurskut, Zelensky i luti edhe një herë aleatët perëndimorë që të lejohen të përdorin raketa me rreze të gjatë veprimi thellë brenda Rusisë.

Ai tha se kishte udhëzuar zyrtarët e mbrojtjes dhe diplomatët që “të paraqesin një listë të veprimeve të nevojshme nga ana jonë për të marrë leje nga partnerët tanë për të përdorur armë me rreze të gjatë për të mbrojtur territorin tonë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump hedh akuza ndaj Francës dhe Britanisë: Nuk bënë asgjë për t’i dhënë fund luftës

Trump hedh akuza ndaj Francës dhe Britanisë: Nuk bënë asgjë për t’i dhënë fund luftës

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Trump: Kanada mund ta mbajë himnin e saj si shteti i 51-të amerikan

Trump: Kanada mund ta mbajë himnin e saj si shteti i 51-të amerikan

Botë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Kalo në kategori