LAJMI I FUNDIT:

Zelanda e Re: Shkencëtarët zbulojnë një “peshkaqen” të rrallë

Zelanda e Re: Shkencëtarët zbulojnë një “peshkaqen” të rrallë

Shkencëtarët e Zelandës së Re kanë zbuluar një “peshkaqen” të rrallë, një lloj peshku pak i njohur që jeton në thellësitë e errëta të oqeanit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, peshkaqenët e tillë – të njohur gjithashtu si chimaera – mund t’i takosh, dhe gjetja e të vegjëlve të tyre është edhe më i pazakontë.

Peshkaqeni i sapolindur u gjet në një thellësi prej rreth 1.2 km nën ujë pranë ishullit jugor.


Shkencëtarët thonë se zbulimi thellon të kuptuarit e fazës së hershme të specieve.

Dr Brit Finucci, një anëtare e ekipit, tha se zbulimi u bë rastësisht gjatë kryerjes së një trake kërkimore të popullatave nënujore.

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve të Ujit dhe Atmosferës besojnë se peshkaqeni i vogël kishte dalë së fundmi pasi barku i tij ishte ende plot me të verdhë veze.

Dr Finucci tha se peshkaqenët e rinj fantazmë mund të shfaqin karakteristika të ndryshme nga versionet e tyre të rritur, gjë që e bën zbulimin më domethënës.

“Të vegjlit mund të jetojnë në habitate shumë të ndryshme,… mund të kenë dieta të ndryshme, madje mund të duken shumë të ndryshëm nga të rriturit”.

Peshkaqenët fantazmë nuk janë peshkaqenë të vërtetë, por një specie peshqish e lidhur ngushtë me peshkaqenë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori