LAJMI I FUNDIT:

Zekiri: Të gjitha iftaret i kisha në shtëpi

Zekiri: Të gjitha iftaret i kisha në shtëpi

Nënkryetari dhe ish-deputeti nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri në ‘Facebook’ shkroi se gjatë gjithë kohës së orës policore nuk pasur leje për lëvizje dhe nuk ka shkelur orën policore.

“Për shkak të gabimit të paqëllimshëm të kryetarit Zoran Zaev në konferencë për shtyp se jam infektuar në iftar te vëllai im, dua t’ju njoftoj se gjatë gjithë kohës së muajit Ramazan iftaret i kalova në shtëpi, me familjarët në shtëpi, pa vizita prej askujt. Dalja ime e parë ishte gjatë fundjavës për Bajram dhe u takova vetëm me familjarët e mi më të ngushtë”, thotë Zekiri, njofton Telegrafi Maqedoni.

Muhamed Zekiri infektohet me virusin COVID-19
Lexo po ashtu Muhamed Zekiri infektohet me virusin COVID-19

Ai tha se personalisht ka bërë të ditur lajmin për infektimin ndërsa me epidemiologë ka përfunduar anketa dhe autoritetet shëndetësore po e bëjnë punën e vet.


“Duke marrë parasysh se ka palë të prekur që për dallim nga unë nuk janë figura publike, ju lutem të respektoni privatësinë e tyre”, shton Zekiri.

Ndryshe, më herët kreu i LSDM-së, ZOran Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se Zekiri është sëmuar në iftar te vëllai i tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Kalo në kategori