LAJMI I FUNDIT:

Zekiri e quan BDI-në DUI, thotë se koalicioni mes kësaj partie dhe OBRM-PDUKM-së është ripërtërirë

Zekiri e quan BDI-në DUI, thotë se koalicioni mes kësaj partie dhe OBRM-PDUKM-së është ripërtërirë

Nënkryetari dhe deputeti nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri mbrëmë pas shtyrjes së seancës për ditën e sotme tha se “kjo nuk ngjan në asgjë tjetër përveç asaj që e kemi parë edhe më herët kur e shpëtoi Trajko Veljanoski nga paraburgimi Talat Xhaferi”.

Sipas asaj që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, Zekiri e quan këtë skenar të mirëpregatitur nga OBRM-PDUKM dhe BDI, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sipas kësaj që bën Talat Xhaferi i bie që BDI është kundërshtar i miratimit të Ligjit për Prokurori Publike bashkë me OBRM-PDUKM, pasi që njerëzit e tyre janë të prekur po nga ky ligj dhe duhet të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari për atë që kanë bërë gjatë 11 viteve sa kanë qenë bashkë në pushtet”, deklaron Zekiri.


Ai në rrjetin social ‘Facebook’ shkroi se “Talati dhe BDI edhe një herë treguan fytyrën e vërtetë të tyre kriminale bashkë me ‘pobratimat’ e tyre nga OBRM-PDUKM”, shkruan Zekiri.

Zekiri quan BDI-në DUI duke shtuar tani është ripërtrirë koalicioni i krimit dhe interesit të qarqeve të caktuara brenda subjekteve të tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Lajme
Kalo në kategori