LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Banka Botërore të jap përgjigje për Kosovën e Re (Video)

Zeka: Banka Botërore të jap përgjigje për Kosovën e Re (Video)

Zvarritja e fillimit të punimeve për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” është duke krijuar probleme për bizneset, por edhe për qytetarët.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka ka thënë se mos ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, është edhe për shkak të Bankës Botërore, sa i përket mënyrës së financimit.

“Tashmë ekziston zvarritja e Termocentralit ‘Kosova e Re’, për disa vite, madje me këtë po tregohemi se si institucione nuk marrim përgjegjësi në vendosjen e nënshkrimit në këto iniciativa. Sigurimi i financimit është një çështje e rëndësishme dhe sigurisht që këtu një pjesë të fajit e ka dhe Banka Botërore dhe është një përgjigje që ata duhet që vet ta japin dhe duhet të kërkojmë në alternativa të tjera të financimit”, ka thënë ai.


Sipas drejtorit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka bizneset dhe qytetarët kanë nevojë për furnizim stabil me energji elektrike. “Nuk është vetëm çështja e furnizimit të pandërprerë, por është edhe se sa ndikon ajo në operacionet e biznesit”.

Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” sipas tij, duhet të filloi sa më shpejtë.

“Si Odë Ekonomike Amerikane jemi duke pritur që sa më parë të filloj ndërtimi i Termocentralit ‘Kosova e Re’ dhe çfarë do tërheqje mbrapa do të sjell një perceptim negativ për vendin në aspektin e tërheqjes së investimeve direkte, ka thënë drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori