Para se të vdiste, At Zef Pllumi la një ndër mesazhet më me vlerë drejtuar popullit shqiptar, lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian.
Ai theksonte se për t’u bërë pjesë e BE-së, populli shqiptar duhet të mësohet me pikëpamjet perëndimore, të krijohet një grup i mirë intelektualësh, dhe paskëtaj kjo mundësi mund të hapet dhe për vendin tonë.
“Pa iu ndërru truni këtij populli – e truni ndërrohet në shkolla kryesisht – dhe pa u formu një çetë intelektualësh me pikëpamje perëndimore, ne nuk kemi kurrsesi si menojmë me hy në Europë”!