LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i Inspektoratit Policor: Rreth një vit ka zgjatur procedura hetimore në operacionin “Pika 1” dhe “Pika 2”

Zëdhënësi i Inspektoratit Policor: Rreth një vit ka zgjatur procedura hetimore në operacionin “Pika 1” dhe “Pika 2”
Foto ilustruese

Me 26 zyrtarë policorë të arrestuar ka përfunduar aksioni “Pika 2”, i Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale në pikë kalimin në Vermicë, ku dy prej të arrestuarve janë rreshterë të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Zëdhënësi i IPK-së, Arbër Zeka, ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë operacion.

“Operacioni ‘Pika 2’ është vazhdimësi e planit operativ që është realizuar javë më herët nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës. Si rezultat i informacioneve dhe hetimit gjatë këtij operacioni, hetuesit e IPK-së kanë marrë informacione se edhe zyrtarë të tjerë nga pikëkalimi kufitar në Vërmicë, mund të jenë të përfshirë në aktivitetet të kundërligjshme. Si rezultat i këtyre informacioneve ka filluar një procedurë hetimore”, tha Zeka, për Klan Kosova.


Operacioni “Pika 2” vë në pranga 26 zyrtarë policorë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit
Lexo po ashtu Operacioni “Pika 2” vë në pranga 26 zyrtarë policorë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit

“Aktivitete të kundërligjshme, nënkupton kur zyrtarët policorë dyshohen se janë të përfshirë në vepra penale – që nënkupton aktivitete që bien ndesh me Kodin Penal të Kosovës”, tha ai.

Zeka tutje ka treguar se sa janë provat të fuqishme për t’i mbështetur këto arrestime.

“Hetuesit  e IKP-së kanë dyshim të bazuar se zyrtarët policorë janë të përshirë në këto aktivitete. E them këtë bazuar edhe në autorizimet që i kemi pranuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, që kanë përfshirë edhe masat e fshehta dhe teknike të hetimeve që janë realizuar nga hetuesit e IKPK-së”.

“Rreth një vit ka zgjatur procedura hetimore në operacionin ‘Pika 1’ po ashtu edhe në ‘Pika 2’. Nuk mund të shpalosim detaje të praktikave hetimore që kanë aplikuar ata, por me rëndësi për ne është që dyshimi të jetë i bazuar”, tha Zeka.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori