Zbulohet shuma që Barcelona duhet ta paguajë për ta blerë kartonin e Rashfordit

Barcelona është përpjekur që të bëjë Marcus Rashford transferimin e tyre të tretë të kësaj vere, me një marrëveshje të arritur me Manchester United. Sulmuesi i kombëtares së Anglisë pritet të zbresë në Kataloni në ditët në vijim, me shpresën që ai të konfirmohet para se skuadra e trajnerit Hansi Flick të nisë turneun përgatitor në Azi. Gjatë 24 orëve të fundit, Barcelona ka konkretizuar transferimin dhe Man United e ka lejuar këtë marrëveshje të realizohet. Rashford do të vijë me formën e një huazimi një sezon të plotë me mundësi blerjeje në fund të tij, një marrëveshje që konsiderohet shumë e favorshme për klubin katalanas.

Manchester United fillimisht preferonte vetëm shitjen e lojtarit, por pas insistimit të Rashford se i donte vetëm Barcelonën, u pranuar një huazim me opcion për blerje. Ndërkohë që United kërkonte një klauzolë blerjeje prej 50 milionë eurosh, Deco arriti ta ulë këtë vlerë në 35 milionë euro, duke e bërë transferimin në mënyrë të përballueshme që nga vera e vitit 2026. Me ardhjen e Rashford, Barcelona paralajmëron zgjidhjen e krizës së krahu të majtë në sulm, çka nënkupton se Luis Diaz thuhet se nuk do të jetë më objektiv për klubin./Telegrafi/



















































