Real Madridi nuk ka më prioritet nënshkrimin e një qendërmbrojtësi, por ata ende planifikojnë të bëjnë një lëvizje brenda dy viteve të ardhshme.

Me David Alaba 32-vjeçar dhe Antonio Rudiger të dy në të tridhjetat e tyre, një mbrojtës më i ri për partnerin Eder Militao tani shihet si thelbësor.


Dean Huijsen, i cili iu bashkua AFC Bournemouth në verë, thuhet se është në radarin e klubit.

19-vjeçari ka bërë përshtypje nën menaxherin e Bournemouth, Andoni Iraola, duke tërhequr vëmendjen e skautëve të Madridit.

f.elconfidencial.com original 2fd 7a2 739 2fd7a2739e5df950fdd7fb04a0cdcd5c

Huijsen, një ndërkombëtar i ri spanjoll, i përshtatet profilit ideal të Real Madridit si një qendërmbrojtës i ri, që luan mirë me topin.

Mbetet për t'u parë nëse Real Madridi do të veprojë shpejt në vitin 2025, apo nëse do të presë deri në vitin 2026 për transferimin e mbrojtësit të ri i cili deri më tani ka luajtur edhe për Juventusin dhe Romën.

Reprezentuesi i Spanjës U21 ka zhvilluar 12 ndeshje në Ligën Premier, teksa ka shënuar edhe dy gola, derisa ka një vlerë 18 milionë eurove. /Telegrafi/

telegrafi sport app