Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona ka vdekur sot (e mërkurë) në moshën 60-vjeçare.
Mbrëmja e së mërkurës ka qenë e hidhur dhe njëkohësisht e kobshme për botën e futbollit.
Kjo pasi është raportuar vdekja e legjendës së madhe të futbollit, argjentinasit Maradona.
Legjenda argjentinase ishte i shtruar në spital në fillim të nëntorit, por një operim në tru shkoi me sukses, ndërsa u lirua para disa ditësh nga spitali.
Hasta siempre, Diego.
Serás #Eterno en cada corazón del planeta fútbol. pic.twitter.com/jcsGP3GlNI
— 🇦🇷 Selección Argentina ⭐⭐⭐ (@Argentina) November 25, 2020
Por, nuk vonoi shumë dhe Maradona u raportua i vdekur pasi të mërkurën në mëngjes ai pësoi një atak kardiak apo sulm në zemër dhe ndihma e parë në vendin e ngjarjes nuk arriti ta rikthejnë në jetë atë.
Lajmi për vdekjen e Maradonas ka mërzitur të gjithë spektrin sportiv, e në veçanti atë të futbollit, me shumë legjenda e lojtarë aktiv që tani po i kushtojnë rreshta legjendës pas vdekjes së tij. /Telegrafi/
BREAKING: Argentina's 1986 World Cup-winning captain Diego Maradona dies aged 60, after suffering a reported cardiac arrest pic.twitter.com/9zZxz5e3ao
— Economic Times (@EconomicTimes) November 25, 2020
Football legend Maradona passes away at 60 due to cardiac arresthttps://t.co/1cJczs3IRt pic.twitter.com/EQuQw2qOAJ
— Mint (@livemint) November 25, 2020
BREAKING: Argentinian football legend Diego Maradona has died at the age of 60, after suffering a cardiac arrest at his home.#5News pic.twitter.com/n2BWHvPK5t
— Channel 5 News (@5_News) November 25, 2020