LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen prapaskenat: Legjenda e Man Unitedit e ndihmoi Chelsean ta transferojë Caicedon

Zbulohen prapaskenat: Legjenda e Man Unitedit e ndihmoi Chelsean ta transferojë Caicedon

Ikona e Manchester Unitedit, Antonio Valencia, luajti një rol kyç për Chelsean për transferimin e Moises Caicedos nga Brightoni për një shumë rekord të parash prej 115 milionë eurosh.

Sipas The Telegraph, rrugëtimi që çoi Caicedon deri tek Chelsea filloi vite më parë falë skautimit që kishte bërë Brightoni në Ekuador.

Në zemër të këtij zbulimi ishin Paul Winstanley dhe Sam Jewell të cilët ishin duke punuar së bashku tek Brightoni gjatë asaj kohe dhe ishin figurat kyçe në identifikimin e talentëve.


Në fakt ishte Valencia ai i cili i pari kontaktoi Winstanley për t’ia rekomanduar mesfushorin premtues, asokohe 15-vjeçar, Moises Caicedo.

Winstaley kishte një histori së bashku me Valencian gjatë kohës sa ishin shokë skuadre tek Wigan dhe më pas ai e mori sugjerimin e tij seriozisht dhe vendosën ta përcjellin Caicedon në aksion.

Vizitat e tyre në Ekuador nuk ishin të limituara pasi ata vazhdimisht po vlerësonin progresin e Caicedos, duke ndjekur me kujdes paraqitjet e tij.

Ishte insistimi i tij dhe syri i etur i Brightonit për lojtarë të talentuar që bëri që Caicedo të transferohej në Ligën Premier në vitin 2021.

Sidoqoftë, fakti se më pas Winstanley dhe Jewell që të dy kaluan nga Brightoni tek Chelsea, bëri që së ‘Blutë e Londrës’ ta kenë më të lehtë transferimin e Caicedos.

Një ‘luftë ofertash’ u bë mes Chelseas dhe Liverpoolit, me londinezët që në fund u pajtuan të paguajnë 115 milionë euro për ta sjellë ekuadorianin në ‘Stamford Bridge’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori