Janë zbuluar ashtu siç ishte pritur fanellat e reja të përfaqësueses në prag të ndeshjeve në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova do të luajë nga shtatori në Ligën e Kombeve, një format i ri i kualifikimeve për Kampionatin Evropian.


fanellat 1 Fanella e parë, ajo si vendas, Foto: KosovanFootball/Twitter

Dhe, FFK ashtu siç kishte paralajmëruar ka prezantuar ribrendimin në prag të këtyre ndeshjeve.

Kosova vjen me tri fanella me dizajn të ri mjaft të bukur.

Fanella e parë për ndeshjet si vendas është fanella me ngjyrë të kaltër dhe vija e numër të verdhë.

Fanella e dytë ajo si mysafir është e verdhë me vija e numër të kaltër, e me dizajn të njëjtë.

fanellat 2 Fanella e parë - E kaltërFanella e dytë - E verdhëFanella e tretë - E zezë

Risi është fanella e tretë, me ngjyrë të zezë dhe vija e numër të verdhë, e cila duket mjaft e bukur.

Në anën tjetër është prezantuar edhe logo e re e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Një logo mjaft e thjeshtë kjo e cila pritet të përballet me kritika, ku shihet një top i vizatuar me dorë të lirë dhe gjashtë yjet e flamurit shtetëror të Kosovës.

logo 1 Logo e re e FFK-së

Si do që të jetë, Kosova fillon ndeshjet e saj në shtator dhe me stadiumin e qytetit të Prishtinës që është në prag të përfundimit, do të shijojmë përfaqësuesen në fanellat e reja të prodhuesit zviceran Fourteen, që duken vërtet shumë të bukura e po ashtu shpresojmë se do t'i sjellin fat djemve reprezentues të Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app