Konferenca e katërt e Ambasadorëve, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, në pjesën e dytë ka vazhduar me tre panelet e radhës ku është diskutuar në lidhje me marrëdhëniet e Kosovës dhe aplikimin për statusin e kandidatit, diplomacinë ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huaja dhe bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e vështira me Serbinë.
Më shumë se 40 panelistë nga fusha të ndryshme kanë paraqitur pikëpamjet e tyre lidhur me temat përkatëse.
Punimet e konferencës së ambasadorëve i ka përshëndetur, ish Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Iyad Madani. Në fjalimin e tij ai ka thënë se OBI do të vazhdojë ta përkrah Kosovën për shkak siç ka thënë ai të rëndësisë që Kosova ka për këtë organizatë për faktin se Kosova është shtet shembull i funksionimit dhe përpjekjeve për integrim evropian, njofton MPJ, transmeton Telegrafi.
Më pas kanë vazhduar diskutimet lidhur me fuqizimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) ndërmjet BE-së dhe Kosovës panelistët kanë vlerësuar se MSA ka forcuar marrëdhëniet kontraktuale të Kosovës me BE-në, si dhe ka hapur mundësi të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Panelistja e parë, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme e Parlamentit të Shqipërisë, Arta Dade, ka dhënë përvojat e shtetit të saj në rrugëtimin drejt integrimit evropian. Sipas saj sa më shpejtë të bëhet integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor, do të jetë aq më mirë për Ballkanin Perëndimor, por edhe për Evropën.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Komisionit të Kuvendit për stabilizim-asociim, Xhavit Haliti ka folur për raportet e Parlamentit të Kosovës me Parlamentet e shteteve në rajon, duke përmendur edhe sfida të shumta.
Nga ana tjetër, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka folur për rolin e BE-së në Kosovë. Apostolova po ashtu ka përmendur edhe obligimet e Kosovës nga MSA-ja. Sipas saj, MSA-ja ngërthen brenda vetes më shumë se 6 mijë veprime që duhet të kryhen nga Kosova në mënyrë që të avancojë drejt BE-së.
Për përfitimet e Kosovës nga MSA kanë folur edhe ministri i Financave Abdullah Hoti, ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi dhe zëvendësministrja e integrimeve evropiane, Anila Statovci.
Punimet e konferencës së ambasadorëve kanë vazhduar me diskutimet për diplomacinë ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Pjesëmarrësit kanë folur për kushtet e krijuara dhe bazën ligjore që mundëson zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e investimeve të huaja.
Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi ka theksuar se Qeveria ka punuar intensivisht në elimininim e barrierave e të bërit biznes duke përmirësuar rangimin në indeksin e Bankës Botërore ‘Të bërit biznes’ duke krijuar kështu klimë më të favorshme për investime.
Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka thënë se është me rëndësi për Kosovën të mësoj nga përvojat, se si të tërhiqen investime nga shtete të tjera. Ajo ka bërë thirrje që tërheqja e investimeve të huaja direkte, të jetë prioritet, thuhet në njoftimin e MPJ-së. /Telegrafi/
Për tërheqjen e investimeve të huaja direkte ka folur edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci. Ai ka thënë se Kosova ka tre fusha të rëndësishme, që përbëjnë parakushtet për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, e që sipas tij janë: telekomunikacioni, energjia dhe minierat.
Nga ana tjetër ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli ka folur për punën e misioneve diplomatike të Kosovës rreth diplomacisë ekonomike dhe nxitjen e investimeve të huaja. Ai ka thënë që sa i përket diplomacisë ekonomike, duhet edhe kapacitete të trajnuara.
Ndërsa sa i përket diskutimeve në panelin lidhur me raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ministrja e dialogut, Edita Tahiri ka theksuar se përkundër vështirësive Qeveria e Kosovës e ka pranuar këtë dialog për disa arsye edhe pse sfidat e dialogut janë të vazhdueshme për faktin se ne po bëjmë dialog me shtetin fqinj që kemi pasur histori negative.
Megjithëkëtë ministrja Tahiri ka përmendur edhe rezultatet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si menaxhimi i integruar i kufirit, shuarja e strukturave paralele, pjesëmarrjen e komunave veriore në zgjedhjet lokale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë