LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet rasti i ‘kanosjes’ ndaj gazetarit në Mitrovicë

Zbardhet rasti i ‘kanosjes’ ndaj gazetarit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka dërguar një njoftim për media ku njofton lidhur me rastin e një ‘kanosjeje’ ndaj një gazetari në Mitrovicë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se hetuesit policorë mbi provat e siguruara kanë ngritur dyshime të arsyeshme dhe është iniciuar kallëzim penal për vepër penale ‘lajmërim apo kallëzim i rremë’.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:


“Dy ditë më parë në Polici në Mitrovicë ishte raportuar një rast me elemente  të dyshuara të  veprës penale ‘kanosje’, ku viktimë e kësaj kanosje  ishte një gazetar i cili ka deklaruar se kishte pranuar një sms me përmbajtje kërcënuese të shkruar në gjuhën serbe.

Hetimet për rastin janë zhvilluar nga hetuesit policorë nën autorizimin e  prokurorit , ku pas një hetimi të mirëfilltë të bazuar në prova tjera të siguruara, në konsultim me prokuronin, bëhet e ditur se rasti i raportuar si kanosje ndaj gazetarit nuk ka elemente të kanosjes.

Hetuesit policorë mbi provat tjera të siguruara kanë ngritur dyshime të arsyeshme të bazuara për vepër tjetër penale ndaj ankuesit  në fjalë, ndaj të cilit është iniciuar kallëzim penal për vepër penale ‘lajmërim apo kallëzim i rremë’”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

​Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Lajme
A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Lajme
Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

Lajme
Kalo në kategori