LAJMI I FUNDIT:

Zbardhen disa detaje rreth filmit të fundit për Rambon

Zbardhen disa detaje rreth filmit të fundit për Rambon

Karakteri i filmit kult aksion, John Rambo, i dyti pas atij të “Rockyt” që e bëri të famshëm Sylvester Stallonen, shumë shpejt po kthehet në botën e ekranit të madh.

Vazhdimi i pestë i sagës së filmit të famshëm titullohet “Rambo: Last Blood” gjersa premiera do të shfaqet në gjysmën e dytë të shtatorit.

Aktori amerikan përkohësisht kthehet me rolin si një veteran që vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik.


https://www.instagram.com/p/B1j1iG8HbKF/

Rambo jeton në fermën e tij në Arizona, por rrethanat do ta çojnë atë në Meksikë në kërkim të vajzës së tij të rrëmbyer.

Duke qenë 73-vjeçar, Stallone pranon se i është dashur të zvogëlojë numrin e skenave të veprimit në të cilat ai luan në film.

“Zemra ime do të donte, por trupi im më thotë – qëndro në shtëpi. Ashtu si ata luftëtarët që i “falin” kundërshtarët në ndeshjen e fundit”, tha Stallone për mediat amerikane. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Trazira në BBVA: Danja, Rizarta dhe Vserlo planifikojnë për t’i fshehur zarfat e Gjestit

Trazira në BBVA: Danja, Rizarta dhe Vserlo planifikojnë për t’i fshehur zarfat e Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

Magazina

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Kalo në kategori