Zayn Malik ka përmbyllur me sukses turneun e tij të parë solo “Stairway to the Sky” në SHBA dhe Britani.

Këngëtari 32-vjeçar falënderoi fansat për dashurinë dhe mbështetjen e tyre përmes një postimi në Instagram, ku ndau momente nga turneu.


Malik nisi turin në nëntor në Leeds, Angli, në mbështetje të albumit të tij të katërt “Room Under The Stairs”, shkruan DailyMail.

95010837 14376251 Zayn Malik 32 said a heartfelt goodbye as the U S and U K dates  a 5 1739054177274

Turneu përfshiu qytete si Londra, Mançesteri dhe Wolverhampton – vendlindja e ish-shokut të tij të grupit, Liam Payne.

Gjatë një koncerti, ai bëri një dedikim të veçantë për Liam-in, duke shfaqur mesazhin: "Liam Payne 1993-2024. Të dua, vëlla."

95010805 14376251 The British born performer took to his main Instagram page on Sa a 3 1739054177177

Ndërsa turneu i tij në Britani dhe SHBA ka përfunduar, Zayn do të performojë në Meksikë në mars.

Ai u shoqërua nga një grup muzikor vetëm me femra, një zgjedhje që u prit me entuziazëm nga fansat.

95010841 14376251 He also penned in the caption to his 53 9 million followers And  a 1 1739054176572

Një moment i veçantë ishte edhe prania e Louis Tomlinson në koncertin e tij në Los Angeles, duke treguar se marrëdhënia mes tyre është përmirësuar pas vitesh tensioni.

Malik e përshëndeti në skenë duke thënë: "Një miku im i vjetër është këtu sonte. Louis është këtu."

Turneu i parë solo i Zayn-it shënoi një rikthim të madh për këngëtarin, i cili vazhdon të jetë një figurë e dashur për publikun. /Telegrafi/